29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

279 Ndalohet libri i pashkruar!

Ndalohet libri i pashkruar!

Popull fatkeq, ai popull, nga FJALA e të cilit është

shpërngulë Zoti, Feja, morali, logjika, dhe në fund OBLIGIMI

ndaj FJALËS. Shkrimtarët shqiptarë, në mënyrë të veçantë u

detyruan ta përdorin si mjet informacioni dhe frymëzimi, e në

fund si mjet ndikimi, pikërisht këtë FJALË të zhveshur nga të

gjitha vlerat obligative. Shkrimtarët, si Sterio Spasse, Shefqet

Musaraj, Esat Mekuli, Ali Abdihoxha, Jakov Xoxa, Dhimitër

Shuteriqi, fatkeqësisht edhe shumë të tjerë, që detyrohen ta

mohojnë “biografinë” e vet dhe të protagonistëve, asnjëherë

nuk u liruan nga pesha e “mëkatit” ideopolitik, sepse ishin të

lindur para se Partia e Punës ta kishte “pagëzuar” popullin

shqiptar. Protagonistët e romanit shqiptar si Zef Mojsiu,

Afërdita, Stavri Lara, Vita Shpiragaj, Adil Tafilaj... kishin ide të

mjaftueshme gorkiane (si Pavëll Vllasovi) të konvertohen në

DEBATIKAS të mirëfilltë. Një kategori tjetër protagonistësh, si

Gjon Zaveri me bashkëmendimtarët e vet pesimistë, krijonte

protagonistin më antirevolucionar që binte ndesh me letërsinë

e realizmit socialist. Në Shqipëri rasti i Gjon Zaverit u dënua

me “harresën” kolektive, ndonëse në Kosovë, kritika letrare

seriozisht e sinqerisht orvatet ta “shpëtojë revolucionaritetin” e

rebeluar jeseninjan të Gjon Zaverit, si aktin më qyqar të

njeriut. Vet krijuesi i këtij “Vërteri” shqiptar, u detyrua të ngrihet

kundër krijesës së vet me forma të pamfletëve, ose duke

“krijuar” më vonë personazhe të tjerë kundër pesimizmit të

Gjon Zaverit. Megjithatë, në fund, Sterio Spasse vdes, jo si

Fausti, sepse Mefistoja i tij (Gjon Zaveri), asnjëherë s’iu resht

“hakmarrjes” politike në letërsinë socrealiste.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!