29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

333 Përmbajtja

Në këtë kronikë ka diç të ngjashme me fatumin e

popullit të Trojës, që e shpuri brenda qytetit Kalin, si dhuratë të

perëndive, kundrejt judejëve që e kryqëzuan Jezunë, si dëbim

i dhuratës së Hyut. Në këtë krahasim të largët, kohor e

ambiental, midis këtyre dy popujve, Karl Gustav Jungu do ta

gjente shpjegimin pjesërisht me terminin e antropologëve:

MIZONIZMI 1)

Po le të ndalemi, në këtë rast, vetëm tek judenjtë: më

shumë mizomizëm kishin ndaj FJALËS predikuese të Jezusë,

apo FJALËS për rebelimin gjakërash të Barabës. Natyrisht

mizonizimi judej e dënoi Krishtin, pse s’e kuptonte FJALËN e

tij, kurse gjuhën e dhunës së Barabës e kuptonte.

Sigmund Frojdi termin antropologjik Mizonizëm e

shpjegon me shprehjen “mbeturina arkaike”, si elemente

psiqike, që gjëllojnë në shpirtin njerëzor. Do të ishte fatale të

mendohet në mizonizmin - në “mbeturinat arkaike” të psiqikës

së një populli të tërë apo të shumë popujve. Një mendim i tillë

duket joshkencor, kur kemi të bëjmë me popujt, por mjaft i

besueshëm kur e shpjegojmë psiqikën e individit. Do të

pyesim jo pa habi, pse gjermanët, anglezët, francezët... s’e

pranuan komunizmin, ndërsa atë e pranuan popujt shumë më

të prapambetur të Lindjes? Ç‘do të kishte ndodhur po ta kishin

pranuar judenjtë fenë kristiane dhe ta kishin institucionalizuar?

Po ta kishin pranuar judejt fenë kristiane ajo fe do të ishte berë

tepër agresive.

Kristianizmit judaik dhe ideologjisë gjermane s’do t’u

kishte mjaftuar fermentimi vetëm në vendlindjet e veta. Kjo do

të mbetet një hipotezë sepse nuk mund ta qartësojmë se cili

më tepër nga këta popuj ishte mizonist, e cili do t’i pranonte

risitë deri tek insitucionalizmi.

Ku gjendet populli shqiptar në këto mediume të

mëdha? Ishte populli shqiptar ai që i “pranoi” të gjitha

1 Mizonizmi: frika e thellë ndaj risive, ndaj mendimeve e veprimeve

të reja.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!