29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

311 Perënditë kishin etje

Theofan Stilian Noli që e njeh çdo kthinë të Besëlidhjes së

vjetër sikur oborrin e shtëpisë, dhe Naimi që e ndjen ditën

përcëlluese të “Qerbelasë” nuk mund të zënë vend në asnjë

rreth të Parajsës ideologjike. De Rada, gjysëmkalorës e

gjysëmkristian, vërtet gjendet midis romantizmit evroshqiptar

po kurrë s’është gjetur në parajsen ideologjike. Nga të gjithë

këta shkrimtarë më së shumti është përgojuar Migjeni, duke u

shndërruar në inkuizitor dhe në doganier të letërsisë shqipe. Ai

ishte poet, dhe më shumë se asnjë tjetër, aksidentalisht

gjendej afër Zotit dhe Kishës.

Gjuha e sockomunizmit u përpoq dhe arriti të bëjë atë

çvendosjen përmbytëse në tipologjinë e letërsisë shqipe, duke

i zhdukur dallimet vizuele, kuptimore, gjuhësore, midis furgonit

dhe Kalit të Trojës, midis Homerit dhe diversantit, midis fjalës

së përditshme dhe agjitacionit. Konstantini i lashtë i folklorit

shqiptar u bë moralisht e politikisht shumë i dyshimtë, ndërsa

Konstantini i sockomunizmit nuk e lëvizi rrasën e varrit më

tepër se dyzet vjet. Të gjithë personazhet e “Iliades”së

Homerit, me kuaj, me makina, në këmbë, ikën nga Greqia për

të ardhur, me synime të ndryshme, në Shqipëri. Doruntina

nëpër rrugën e letërsisë socrealiste u rikthye për të dytën herë

në shtëpinë e lindjes, e paaftë ta mbrojë moralin e vet.

Euterpa bëhet dashnore e poetit të ri gjirokastrit; Helena

mbetet shtatzën nga një student shqiptar për herë të parë në

histori; Kali i Trojës tredhet për të mos lënë trashëgimtarë.

Skeletet e dy ushtrive të mundura nga partizanë shqiptarë

udhëtojnë pa pasaporta drejt Italisë e Gjermanisë bashkë me

skeletat e ballistëve e të ujqëve. Koalicioni evroamerikan

kalbet në llucën e fushës indiferente të sockomunizmit duke e

pritur stërkeqjen shpirtërore të shqiptarëve. Ana Kurti vritet me

një armë trimijëvjeqare...

Halucinacioni politik e thyen konceptin kohë dhe vend;

ngjarja mund të fillojë në kohën e kaluar e të përfundojë në

kohën e ardhme ose anasjelltas. Çvendosen ngjarjet nga

Iliada për t’u vendosur në Shqiperinë sockoministe. Ngjarjet

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!