29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

151 Dogana e letërsisë shqipe

përmasave titanike. Shembulli i heroit në “Lahutën e malsisë”

paraqitet me dimensione diakronike, sipas masës

megagjuhësore të folklorit. Para këtyre shembëlltyrave lexuesi

shqiptar duket shumë miniatural sikur para skulpturave

titanike.

Para këtyre strukturave titanike të Fishtës, natyrisht se

jo vetëm Migjeni e pa veten shumë të vogël, andaj vendosi t’i

sfidojë moralopsikologjikisht me vullnetin e furishëm

donkishotesk.

Migjeni për shkaqe të censurës së atëhershme

patriotike blasfemoi në konstruktin psikofizik të malësorëve të

Fishtës. Censura e viteve të tridhjeta e kërkonte hijeshinë

folklorike, hijeshinë herkuliane të malësorit shqiptar, andaj

këtë hijeshi të malësorit, por edhe me ironi, Migjeni e paraqet

me këtë diskurs: “... një copë shkëmbi i vënë mbi dy lëndë

pylli”. Këtu sintetizon bjeshkën që zbret në rrafsh, si një

Samsoni që i është zhgulur morali luftarak nga Dalilja e

Kokrrës së misrit. Ky malsor i përmasave herkuliane

depersonalizohet nga uria si një guliver tragjikomik.

Kritika socrealiste, përmes personazheve të Migjenit

vëçanërisht nëpërmes këtij guliveri shqiptar tragjikomik, e

sfidoi gjithë letërsinë shqipe si të hipertrofuar nga

nacionalizmi, moralizmi e religjioni. Kritika sockomuniste

tumirë mendimin se Migjeni ka kërkuar psikofizik tjetër të

personazhit në letërsinë shqipe. Migjeni ka promovuar në

letërsinë shqipe tipologjinë revolucionare gorkiane të Pavel

Vllasovit: pak rus, pak ortodoks e pak revolucionar. Të gjithë

faktorët e pushtetit ideokomunist e promovuan Migjenin në

pozitën e inkvizitorit revolucionar të letërsisë shqipe. Mbeti i

vetmi shkrimtar në Shqipëri dhe në Kosovë që mësuesit mund

t’ua shpjegonin nxënësve si vizionarin e komunizmit, me

nëntekst e mbitekst të ideologjizuar.

Malësori i misrit propagandistik, dhjetë vjet pas vdekjes

së Migjenit sikur Sizifi shtyen kokrrën e misrit nga Kosova drejt

Shqipërisë, për ta lënë si Kalin e Trojës para dyerve të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!