29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

15 Skicim për zanafillen e fjalisë

biodemokratike amerikane

dhe s’munden, më vonë ta shpëtojnë asnjë hebre nga Ferri

manifaktural as nga Ferri industrial.

Hebrejtë u dënuan shumëfish: u kryqëzua Biri i tyre, u

shpall popull Judë, u shpall popull fajdexhi, u shpall popull

mëkatar, u shpallë popull ujk. Morali, feja, patriotizmi,

ideologjia, historia … ujkun e kanë liçencuar për marketing

politik: “vraje ujkun”!

Franc Kafka në tregimin: “Në koloninë ndëshkimore”

thotë: “Për hirë të shpjegimit, krahas këtij tregimi, se nuk është

vetëm ai torturues, por se çasti ynë i përgjithshëm dhe imi

personal qe dhe mbeti njëlloj torturues”.

Në këtë konstatim të saktë të Franc Kafkës

vetcenzurohet sintagma më domëthënëse “ Çasti ynë” në

vend se të thuhet “Çasti hebraik”. Franc Kafka, në vitin 1916,

kur u shkrua tregimi “ Në koloninë ndëshkimore”, e dinte se

“Çasti hebraik” ishte pjekur në Ferrin manifaktural të Dante

Aligerit dhe se zanati i furrave industriale po përfeksionohej

nëpër Evropë.

Interpretimet cinike të intelektualëve shtetërorë, sipas

fjalisë autoritare evropiane, Franc Kafkën e interpretojnë nga

këndvështrimet huqe: nga psikanaliza, mitologjia, psikologjia

religjioze …Të gjitha këto shpjegime të fjalisë autoritare

evropiane e uzurpojnë vërtetësinë e “çastit personal” të

Kafkës dhe “çastin e përgjithshëm hebraik”.

Mendimi tjetër do të na shpiente në gabim; Franc

Kafka i paatdhe s’mund të bëhej subjekt, s’mund të bëhej

shkrimtar. Shkrimtari pa shtet s’mund të arrijë, s’mund të

ekzistojë. Franc Kafka e kishte kuptuar se për talentin hebraik

do të bëhet vetëm fjalia biodemokratike amerikane kurse për

nacionalistin hebraik shteti i ardhshëm i Izraelit. Midis shtetit

nacionalist të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Franc Kafka e zgjodhi Amerikën. Franc Kafka i kishte provuar

e do t’i provonte me lëkurën habraike: patriotizmat, moralet,

religjionet, ideologjitë, evropiane …. Mëtuesi i talentit artistik si

Franc Kafka, pa shtetin e vet s’mund të bëhet shkrimtar; shteti

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!