29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

187 Barazimi i metafizikës gjuhësore dhe metafizikës

së personazhit

Doruntinës, Ideoestetizimit të Kadaresë s’i intereson gjendja e

animusit psikologjik të Doruntinës. “Megjithatë, psika është diç

më tepër se vetëdije ... . Tek kafsha ka pak vetëdije por

shumë rrjedhime e reaksione, të cilat, në një mënyrë tregojnë

njëfarë ekzistence të psikës; edhe primitivët bëjnë shumë

gjëra që s’ua dimë kuptimin” 1)

Letërsia popullore, me megagjuhën e ritit, Doruntinën

nuk e çvendosë nga veprimi i animusit organik e psikik. Vetëm

ajo gjuhë e ka krijuar Doruntinën e fazës së animizimit

veprues. Letërsia ideokomuniste, prej pozicioneve shumë

“dialektike” e vështron konfliktin e patriotizmit shqiptar me

kishën ortodokse, të cilët e kundërshtojnë njëri-tjetrin për

supremaci mbi ringjalljen pohuese dhe mohuese shpirtërore të

Konstantinit. Realisht ky konflikt, përveç distancave të mëdha

kohore, dhe demantit të ungjilltarëve, s’mund të ketë ekzistuar,

sepse Jezu, sipas Biblës mendohet të ketë qenë një

animizues shumë i aftë: “Jezu nuk i ka përkufizuar veprat e

veta të shërimit trupor vetëm tek njerëzit me besim” (Gjoni 5:5-

9,13).

Ungjilltarët shpjegojnë të dy mënyrat e shërimit psiqik:

të atyre që besojnë por edhe të atyre që nuk kanë besuar.

Gjuha politike e letërsisë totalitare ka synuar shërimin

ideologjik të atyre që kanë besuar, jobesimtarët i ka asgjësuar.

Besimtarët i ka arritur nëpërmes të reduktimit të aftësisë

informative të fjalës tradicionale. Vetëm shenji arbitrar ka

arritur të ndërtojë edhe tekstin arbitrar sipas kësaj trinie fort

homogjene:

1. Referentja e porosisë faktike (informacioni)

2. Referentja e porosisë gjuhësore (mesazhi)

1 Jung, Carl Gustav, “Njeriu dhe simbolet e tij”, fq. 95.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!