29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ekuivalencë të plotë. Ekuilibrin shumë koheziv të këtyre tre

shenjave e kanë aplikuar të gjithë studiuesit prej studimeve të

para të Kategorive aristoteliane e deri tek psikoanaliza

frojdiane, e më në fund në linguistikën e Ogdenit e Rikardit

(The Meaning of meaning). Po t’i qëmtojmë sipas këtij studimi

personazhet aq të standardizuara politikisht të novelës

“Përbindëshi” qoftë në funksionin mikrofigurativ qoftë në

makrotekst, sipas trekëndëshit të fortë sintaktikoletrar, këto

personazhe materializohen deri tek aftësia fizike e krimit.

Maksi, si figurë e standardizuar historikopolitike mbetet brenda

kodeksit të fortë të trekëndëshit dhe arrin të nguroset në

fizikun e diversantit për të bërë një krim të mirëfilltë fizik - ta

vrasë Ana Kurtin bashkë me të fejuarin e saj. Kuptohet, Maksi

i vret gabimisht duke i pandehur për Elenën dhe Genthin,

sepse Maksi me armën e tij antike donte të shkaktonte plagë

antike mbi sintezën grekoilire, siç ishin Elena e Genthi.

Lexuesi shqiptar, nga praktika jetësore, shumë

shekullore, do të arrijë tek teoria letrare e denoncimit të gjuhës

nëpërmes strukturës së trekëndëshit letrar. Sipas strukturimit

psikologjik e artistikopolitik, protagonistët e standardizuar të

letërsisë botërore janë të aftë të vrasin politikisht në të gjitha

skenat kohore: prej skenës trojane e deri në skenën e

socializmit shqiptar. Tautologjia e figurës politike e huazuar

nga autoriteti i “Iliadës”, tek “Përbindëshi” i Ismail Kadaresë

synon ta konsumojë psikogjuhën e Homerit dhe të shqiptarit të

ideologjizuar (vetëm me vlerë tautologjike). Në gjithë letërsinë

e përbotëshme, vëçanërisht tek ajo socialiste, katër tipeve

kryesore të strukturës gjuhësore u është rysur denigrimi

propagandistik, ku kanë pësuar më së shumti shenji -

shenjuesi, pikërisht embrioni sintaktik i gjuhës. Katër mënyrat

kryesore të spekulimit figurativogjuhësor e gjithë letërsia e

angazhuar botërore i ka paraqitur sipas: 1.Ndërrimit të fjalëve

(per mutationem); 2.Shtesa ose përsëritja e fjalës (per

adectionem); 3.Të munguarit e fjalës (per delractionem);

4.Renditja artistike, përvendosja e fjalës (per ordinem). Nëse

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!