29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

321 Perënditë prapë kishin etje

shkencore pse udhëheqësi i Partisë së Punës së Shqipërisë

më në fund vendosi të bëhet vet perëndi në ballë të Partisë,

në alencë me disa mbeturina të humbura nëpër botën e

përgjumur të quajtura parti marksisteleniniste të renovuara,

me nga tre ose pesë anëtarë. Në këtë vetmi të thellë politike

të Shqipërisë u sheshua politikisht ajo SINTAGMA-AMBLEMË

e shqiptarëve: “me forcat tona”. Shkrimtarët shqiptarë si

priatarë ideologjikë i shumëzonin “përbindëshat” politikë rreth

ujdhesës Shqipëri, qofshin ata komunistë, imperialistë,

revizionistë ... . Sockomunizmi shqiptar pasi i anatemoi të

gjitha perënditë e internacionalizmit të shndërruar në

revizionistë u kthye “ta kërkojë ndihmën” e rilindasve, duke e

shpërdorur idenë e tyre, se çdo gjë që e rrethon Shqipërinë

është armike e shqiptarëve. U “realizua” ideja e këtyre

rilindasve: në emër të socpatriotizmit Shqipëria u bë shteti i

vetëm ateist në botë sipas atij pamfletit: “Feja e shqiptarit

është shqiptaria”. Klaustrofobia politike e sockomunizmit

shqiptar, Shqipërinë e mbuloi me betonarme; jashtë këtij

betoni ekzistonte vetëm bota e keqe. Shkrimtarët priatarë të

sockomunizmit të vetmuar shkruanin: “-jo, Elena. Kjo është e

keqja e përgjithshme që na vjen rrotull dhe përpiqet të futet

brenda nesh: bota e vjetër, me të gjitha elementet e saj:

DIVERSIONIN, PRONËN, PARAGJYKIMET, HAKMARRJEN,

PABESINË, TRADHËTINË. Ndërgjegja e keqe e kohës sonë” 1)

Kush do ta shpëtonte Shqipërinë nga gjithë këto ogure

që i kërcënoheshin nga jasht përveç sockomunizmit, letërsisë,

historisë përparimtare, ideologjisë së mendimit dhe

betonarmesë? Andaj këtë letërsi do ta quajmë,

metodologjikisht, letërsi të izolimit politik psiqik, metabolik. Pse

jo; të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë kufijve politikë të

Shqipërisë u bënë të dyshimtë e tradhtarë. Ata që mbetën

brenda kufinjve politikë të Shqipërisë asesi s’mund ta lëviznin

rrasën e rëndë të varrit politik.

1 Ismail Kadare “Përbindëshi”, fq. 40>.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!