29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

93 Çvendosja e parë ideoarkitektonike e personazhit

Lexuesi. Këndet strategjike të këtij trekëndëshi, detyrimisht

sogjojnë për ta ruajtur pastërtine moralopolitike të letërsisë

shqipe në të gjithë diakroninë e saj. Asnjëri prej këtyre individmediumeve

(Shkrimtari - Heroi - Lexuesi) s’mbetet i aftë të

krijojë mesazhin e vet autonom.

Dihotomia midis Arkitektit ideologjik dhe Krijuesit

ideologjik nuk qëndron vetëm në përcaktimin e formës, por ajo

përfshin edhe përmbajtjen. Heteronomia e mundshme e

shpjegimeve të personazheve, të ideve ose të personaliteteve

historike, zakonisht rrjedh nga tradita e shpjegimeve të

ekzistencës. Arkitekti ideologjik e korrigjon traditën letrare

duke renovuar identitetin e protagonistit, të idesë, të historisë,

për të arritur promovimet ideomorale të tyre. Puna e Arkitektit

përqëndrohet vetëm në ristrukturimin ideologjik të asaj letërise

që ka qenë e krijuar para socrealizmit, por që ideologjikisht

është lindur e gjymtë.

Arkitekti dhe Krijuesi ideologjik e përdorin

suplementarizimin e ndërsjellë të skemave biblike: Arkitekti

vetëm do të renovojë; do të gërmojë në Dhjatën e vjetër të

letërsisë shqipe, pa arritur asnjëherë ta kapërcejë Rubikonin

e Migjenit. Ky arkitekt gjithnjë mbetet i dyshimt politikisht, sikur

profetët e Dhjatës së vjetër edhe pse mjaft të devotshëm; nuk

arritën asnjëherë ta kuptojnë monoseminë e kristijanizimit.

Përpjekjet dëshpruese të Spasses, Poradecit, Kutelit, e në një

mënyrë edhe të Fan Nolit, për të hyrë fizikisht në Dhjatën e re

të letërsisë shqipe, tregojnë se sa i pamëshirshëm ishte kalimi

pranë Cerberit politik. Të gjithë këta shkrimtarë do të kënaqen

vetëm me firomën e klimës ideologjike, aq sa u kënaq Gjon

Pagëzuesi në klimën parakristijane.

Krijuesi vepron në kushte krejtësisht të tjera: ai është

absolutisht i liruar nga koha, hapsira, gravitacioni, historia;

kryesisht krijimtaria e tij fillon prej asgjësë absolute duke

abstrahuar çdo gjë që ka ekzistuar para gjashtë ditëve

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!