29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

75 Hyrje për skicim

dilemën hipotetike të një historie. Bashkëjetesë do ta quajmë

kur lexuesi i beson veprës letrare në mënyrë intime. Po edhe

në letërsinë botërore, shumë të rralla janë veprat letrare apo

interpretimet kritike që lexuesit i lejojnë mundësinë e

bashkëkrijimit brenda veprës letrare, që në vepër lexuesi të

vendosë një rrugë, një shtëpi apo një protagonist të njohur.

Autoriteti i shkrimtarit, rrallë, shumë rrallë, i rreshtet përvojës

ideore. Sasinë vizuele, fjalën, kodin, mesazhin, orvatet t’i

saktësojë në dimensione autoritare, që ato të mbesin të

pandryshuara nga përvoja e lexuesit. Ta privosh lexuesin nga

përvoja, do të thotë të krijosh nga ai një qenie shumë të

flashkët, e cila do të ngulitet në një pikë imagjinare jashtë

mundësive të kohës dhe hapsirës së vet. Ndërsa ai, që në

letërsi quhet prototip, nuk mund të koekzistojë si individ në

korelacion me lexuesin edhe pse gjithnjë është orvatur të

barazohet me një shenjues diskurziv, me një formulë kimike,

me një kod dhe me një mesazh. Sipas kësaj situate prototipi

synon të bëhet i mëvetësishëm. Ky prototip ngulmon për t’ u

bërë i vetmi bartës i shëmbullit. Këtu zë fill nomopolizimi i

mendjes njerëzore.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!