29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

85 Zanafilla hipotetike e cenzurës

besuar në Ringjalljen, jo vetëm të Jezusë por të të gjithë asaj

që ka qenë njëherë më parë. Besimi i tillë i ka mjaftuar për ta

zgjuar ndërgjegjen e ikasit shqiptar, pikërisht përmes

institucionit familjar, aty ku fillon detyrimi i parë i njeriut.

Nëpërmes rrugës së mesme të familjes Buzuku

mendon të arrijë sa më larg, pa e ngarkuar politikisht ikasin

shqiptar me kristijanizëm të tepruar as me “patriotizëm”. Babai

i mëshirshëm i familjes i plotëson kriteret e të gjithëve: të Zotit,

të atdheut, të fesë, të familjes, por në të njëjtën kohë duke iu

shmangur konfliktit me pushtetin islam.

Pozicioni që i cakton Gjon Buzuku Kainit ekonomik

(Djalit shkapërdar), në trekëndëshin e përhershëm censural e

nivelizon jashtë rrezikut politik realizimin e tri pushteteve.

Secili prej këtyre pushteteve lakmon pozitën e parë; atë

pozitën ku e sos rrugën e tij Kaini ekonomik. Në të gjitha

variantet e vendosjes, lexuesi i Gjon Buzukut do të gjendet në

pozitë të pandryshueshme të kodifikimit.

Si duket, dhe ashtu fatkeqësisht deri sot, vërtetohet se

Gjon Buzuku ka qenë shumë i vetmuar për ta marrë guximin

apelativ të pasardhësve të tij në favor të “atdheut” e të

kristijanizmit. Ai ka jetuar në natën e parë të historisë

shqiptare, me shpresë të madhe të mëngjesit të Ringjalljes.

Gjatësinë tragjike të kësaj nate aziatike e provojnë

pasardhësit e Buzukut, siç janë: Budi, Bogdani, Bardhi e deri

tek Gjeçovi, të cilët u detyruan t’i provojnë programet e tyre të

qartësuara fetare e politike brenda trekëndëshit ideor duke

qenë të vetëdijshëm për sanskionet fizike. Këto programe të

qartësuara fetare e politike kërkojnë rikonstruktim të

trekëndëshit: shkrimtari - protagonisti - lexuesi. Kristijanizmi e

atdheu u gjetën para rrezikut të përbashkët: atdheun e

kristianizmin i kaplonte vetmia nga ekzodi fetar drejt xhamisë.

Tash beteja për strukturimin e trekëndëshit ashpërsohet

vëçanërisht për dominimin e pozicionit të heroit. Dominimi i

këtij pozicioni njëherit do të siguronte edhe dominimin mbi

lexuesin shqiptar. Në këtë konkurrencë befas hyri edhe

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!