29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

257 Gjuha si bazë ku krijohet mendimi

konflikti pohim-mohim të fjalës, shqiptarët më tepër se të tjerët

duhet të pyesin, jo vetëm lexuesin, por të gjithë shkrimtarët:

pse Kont Ugolini u gjend në Ferrin e Dantes? Kont Ugolini nuk

do të kishte shkuar në Ferr sepse s’kishte bërë mëkate por

psikika hakmarrëse e detyron ta mohojë parajsën. Ugolinit nuk

i mjaftoi dënimi i Hyut që i ka dhënë Ruxherit, por me

vetdëshirë e zgjedh burgimin e përjetshëm që t’i hakmerret

personalisht armikut të vet. “Kushdo qoftë në jetë të na zë

rrugën - që shpesh ndodhë në marrëdhëniet e komplikuara

jetësore! - menjëherë ëndërra është e gatshme ta shkatërrojë,

edhe sikur të jetë ai baba, nëna, vëllai, motra, bashkëshorti, e

të ngjashëm! 1)

Pse mu ëndrra? Gjuha e ënëdrrës është më së shumti

e liruar nga koncepti, nga interpretimi i saktë, ashtu siç e ka

shpronësuar fjalën totalitarizmi politik.

Pikërisht kësaj pyetjeje ka tentuar t’i qëndrojë përballë

kristianizmi ortodoks i Solzhenicinit me vet titullin e veprës “Në

rrethin e parë”, i cili fillon nga rrethi i Ljubjankës (burgut) të

Moskës. Rrathët e këtij burgu thellohen andej kah Sibiri. Ferri i

Dantes dhe Gullagu sovjetik, sipas Solzhenicinit janë

krejtësisht identikë. Këtu Solzhenicini e ka bërë një gabim, në

dukje të parë teknik, ndërsa në esencë gabim logjikogjuhësor,

prej të cilit më vonë, shumë vonë, do të lirohen banorët e

sockomunizmit; gabimi qëndron pikërisht në sintagmën

titullare të veprës “Rrethi i parë”, në vend se të jetë titulluar

“Rrethi i dytë”.

Rrethin e parë të Ferrit të Dantes e ka urbanizuar,

shumë kohë para Solzhenicinit, pa asfarë ideologjie,

psikanalitiku Sigmund Frojdi me agresivitetin rrënues të

egoizmit të njeriut. Sipas kësaj analize psikanalitike, të thënë

kaq pamëshirshëm, çfarë lufte përbindëshe do të jetë bërë në

shoqërinë sockomuniste, ku secili ka luftuar kundër secilit, të

gjithë kundër të gjithëve, për një vegjetacion të vyshkur

1 Sigmund Frojd “Uvod u psikoanalizu”, Novi Sad 1969, fq.189

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!