29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

egzodi i korrikut të vitit 1990 sepse u bë në agun e

demokracisë shqiptare, dhe pikërisht shqiptarët iknin nga

vetvetja, iknin nga çdo gjë shqiptare. Ne që e pamë Adrian të

nxirë nga shqiptarë të gjallë e të vdekur, në njërën anë do t’i

arsyetojmë këta “disidentë” ikanikë, por njëherit do të

meditojmë edhe për metabolizmin kombëtar të shqiptarëve që

u ishte përshtatur ikjeve të përhershme. Tirania sockomuniste

metabolizmin e ikjes së shqiptarëve e kishte “shlyer” me

mbylljen në Arkën ideopolitike të Nojës: “O TI QË HYN KËTU

BJERRE ÇDO SHPRESË!”

Shqiptarët hynë në tiraninë më të ashpër

sockomuniste, ku më s’kishte shkrimtarë për fenë si të

atëhershmit: Budi, Buzuku, Bogdani, Bardhi e pikëllimtarë të

tjerë të këtij soji, për ta ruajtur grigjen e rrezikuar, për të

mbrojtur atdheun nga kafshimi i vetmisë e harresës, për t’i

tundur këmbanat e kushtrimit: EJA KUSH ËSHTË TRIM! Orët,

zanat, Të mirat, shtozovallet, kishin dalur nga Lahuta e thyer

dhe si grethat nga zguri i lisit flauri kishte kapërcyer detin. Një

Skënderbe qyqar, i hipur mbi Rosiantin e tij politik, si xhuxh

rrinte përballë sfingës faraonike të Musteqoshit të çeliktë të

stepes ruse dhe Mefistos shqiptar. Historia çdo ditë e më tepër

hollohej nga vet historianët sockomunistë; shtëpia e letërsisë

shqipe renovohej idejshmërisht duke i përzënë protagonistët e

dikurshëm të letërsisë shqipe për t’i zëvendësuar me

entuziastë politikë. FJALA e letërsisë shqipe rektonte nën

pastrimin nga “reaksioni” dhe nga inzhenieringu gjenetik i

protagonistit revolucionar dhe internacionalist.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!