29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ende i besonin FJALËS, qëndruan në Shqipëri për ta ruajtur

atë pak “grigje” të mbetur e të daktisur nëpër malet e

pikëlluara. Këta shkrimtarë të profesionit katekizmor, të cfilitur,

qëndronin para dyerve të kishave të vetmuara për ta ndaluar

kafshimin e fushës e të malit, që donin të hynin në oborrin e

braktisur të kishës. Ata shkrimtarë patën fatin të shihnin

egzodin fizik dhe egzodin shpirtëror: shqiptarët truma-truma

iknin nga atdheu, iknin truma-truma nga feja e të parëve. Cili

njeri i kohës sonë, përveç atij që fortas e ka puthisur veshine

ndërgjegjes për gjoksin e nënës, mund ta peshojë pikëllimin e

dyfisht të Buzukut, Budit, Bogdanit, që me aq pietet mbronin

oborret e kishave nga kafshimi i barit të harresës? Cili njeri i

kohës sonë mund ta dëgjojë me veshin e zemrës kumtin e

përmotshëm të këmbanave të kishave që binin për ta përzënë

djallin nga shpirtërat e atyre shqiptarëve që kishin mësyer

konvertimin drejt Islamit aziatik.

vetëm veni veshin e zemrës e dëgjoni vigmën e

pikëllimit të këtyre shkrimtarëve! ata qëndronin në altarin

e atdheut si mojsiu në malin e sinajit dhe shikonin tokën e

premtuar prej të cilës iknin shqiptarët:

u dëgjua kumti qiellor i hyut: pesë shekuj toka e

premtuar shqiptare do të jetë larg jush! shkrimtarët e

altarit i besuan fjalës së hyut dhe vërtetë ende ishte fjala

Gjon Buzuku për ta ruajtur fuqinë e FJALËS, nga goja

e Jezusë e shkëputi atë tregimin për “Djalin shkapërdar”. Këtë

tregim Jezu ua rrëfen nxënësve të vet meqë edhe brenda

Darkës së fundit kishte depërtuar egzodi i moralit judaik.

Buzuku flet si Jezu se sinqerisht besonte: ENDE ËSHTË

FJALA. Besonte se kjo FJALË do ta bashkojë grigjën e

katandisur se do ta kthente sërish në Shqipërinë e Hyut

Shkapërdarin e fesë; Shkapërdarin e familjes ta kthejë në

gjakun e vet; Shkapërdarin e atdheut ta kthejë në Tokën e

premtuar.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!