29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

259 Gjuha si bazë ku krijohet mendimi

Natyrisht se ky ishte realiteti i përjetuar nga vet

shkrimtari dhe nga të gjithë shtetasit e tjerë të BRSS-së.

Gerasimovi gjendet në kuptimin hapsinor brenda në burg

ndërsa e shoqja, Natalia “në liri”, - jashtë burgut. Andaj

pikërisht rrëfimi i Natalia Pavllovnës konfirmon

eksperimentalisht atë analizën e pamëshirshme të Frojdit për

ëndrrën shkatërruese. Natalien e dëbon çdo gjë, e dëbon

gjithëkush, por kjo sjellje në sockomunizëm ishte dëbim

biologjik, denoncim patologjik e politik vetëm që “të jetohej”.

Në fund të rrëfimit të Natalie Pavllovnës, prapë pason

pyetja: në cilin rreth të Ferrit gjendet Natalia Pavllovna “si

qytetare e lirë” e BRSS, e në cilin rreth të ferrit gjendet

Gerasimovi i burgosur? Natalia Pavllovna, me të gjithë

banuesit e socializmit, të quajtur sipas pushtetit të Stalinit

“qytetarë të lirë”, banojnë në Rrethin e parë të Ferrit komunist.

Prej Gerasimovit të Ljubjankes (burgut) të Moskës, e deri tek

Luciferi politik, mbesin edhe shtatë rrathë për banorët e kateve

të nëndheshme të burgut. Pikërisht për këtë fakt, duhet

renovuar arkitekturën e veprës “Rrethi i parë” të Solzhenicinit

duke e urbanizuar rrethin e parë me të gjithë shtetasit e

BRSS-së. Pra Gerasimovi i burgosur sipas urbanizimit

dantesk duhet të gjendet në rrethin e dytë të ferrit politik

ndërsa Natalia Pavllovna, si “qytetare e lirë” duhet të banojë

në rrethin e parë.

Ata trekëndëshat e rrokullisë hyjnore të Dantes: Ferri,

Purgatori, Parajsa, një pjesë të të cilëve Solzhenicini i

konsumon sipas analogjisë së procedimit policor të

totalitarizmit, anulohen si të paqënë, si antidialektikë. Do të

kemi shpjeguar edhe më parë se sockomunizmi, si diktaturë

më e përsosur në historinë e njerëzimit vetëm nga përmbajtja

e ferrit politik e krijoi trekëndëshin më të tmerrshëm policor,

qoftë në letërsi, në histori, në sociologji, e deri tek raportet më

të thjeshta jetësore:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!