29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

329 Përmbajtja

vetëdijshëm për censurën gjithëevropiane, e kishin kapur në

çastin më të volitshëm lejimin e kishës për ta përdorur në

meshë gjuhën shqipe. Ata e çuan përpara mundësinë

ekzistuese të individualitetit gjuhësor, letrar e filozofik të

shqiptarëve. Dhe vërtetë ky individualitet do të kishte ecur

paksa përpara tek shqiptarët, po mos të kishin katandisur nën

shumë censura të tjera të mëvonshme si: bizantine,

sllavoortodokse, islamike dhe më në fund nën ata censurën e

tmerrshme sockomuniste. Secila sosh, zhvatte diç nga

origjinaliteti i dobësuar i gjuhës shqiptare: prej fonemës, prej

opozicionit fonematik, huazimit të morfemave, prishjes së

ekuilibrit sintagmatik e deri tek retardimi plymësor i

tipologjisë... .

Pas gjithë kësaj katandie shekullore, vëçanërisht pas

censurës sockomuniste, detyrohemi të veprojmë diç ngjashëm

me ditën e parë të shkollës së Buzukut, në sistemin gjuhësor,

tipologjik, filozofik... Kjo ditë e parë e shkollës do të duket si

aksidentale, mohuese, jo e pavarur, por në korrespondim me

nivelin tonë kulturor, do ta përsëritim ditën e parë të

demokracisë së mirëfilltë prej fonemës e deri tek tipologjia:

a) Siç kishte punuar fort i nderti Eqrem Çabej për ta"zbuluar"

entropinë e hershme etimologjike të fjalës, qoftë

brendapërbrenda shqipes, qoftë nga fondi indoevropian, ose

në huazimet gjuhësore. Përkundër rrezikut të gabimit

metodologjik e politik, edhe pse ishte i shtrënguar të bëjë

lëshime politike, Partia e ka konsideruar aristokratin e gjuhës

shqipe, për të mos thënë edhe njeri me biografi të dyshimtë.

Atë punë të filluar nga Eqrem Çabej në kohën e demokracisë

duhet vazhduar në sinkroni dhe diakroni, që fjalëve t’u

rikthehet entropia konceptuale etimologjike; fjala shqipe të

plotohet konceptualisht: a=a1+a2+a3+…. a=fjala; a1+a2+a3...

janë elemente të strukturës së fjalës.

Natyrisht për t’u arritur entropia etimologjike e fjalës, të

cilën Çabej nuk pretendon rastësisht ta gjejë tek Buzuku, tek

toponimet, antroponimet, hidronimet, kërkohen dy faktorë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!