29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

177 Barazimi i metafizikës gjuhësore dhe metafizikës

së personazhit

Barazimi i metafizikës gjuhësore dhe

metafizikës së personazhit

Lexuesi shqiptar, krahas tundimit psiqik të Partisë së

Punës, tek “Përbindëshi”i Kadaresë “zbulon” animizimin e

armikut që mund të hyjë në secilin individ, si shpirt i lig,

nëpërmes “agjitacionit e propagandës”. Sipas komplotit

gjithëevropian, asnjë shtetas shqiptar s’është i sigurt prej

vetvetes. Shtetasi shqiptar s’e di se kur mund të lugatoset, kur

mund të stërkeqet politikisht. Këtë stërkeqje kolektive e ngulit

referenca armiqësore homeriane që pret për të hyrë në qytetin

e Tiranës, si në Trojën e lashtë. Çdo gjë, sipas kësaj psiqike

malicioze, kolektive, në Shqipërinë sockomuniste si:

gëmushat, shpellat, malgropat, furgonet, ajri nga valët e

radiostacioneve, janë të kontaminuara me armiqë të

sockomunizmit shqiptar.

Lexuesi i “Furgonit Kalë”, duhet të jetojë në tehun e

halucinacionit politik: aty ku përfundon ëndërra nacionaliste

dhe ku fillon halucinacioni ideologjik. Të dy këto entitete të

kontaminuara, secili në mënyrë të vet, synojnë dihotominë ose

frustrim të plotë të individit. Kjo çole e politizuar vazhdimisht

duhet të lutet si Bariu i Biblës: “O Zot, ndihmomë të të besoj

Ty!” Me një ndryshim politik, shqiptari duhej të lutej; “ O Parti,

ndihmomë të të besojë Ty!”.

Këtë lutje kaq patetike, në shtetin shqiptar totalitar,

suplementarisht me trysni ideopolitike, e kondenson vetë ideja

e frikës së tmerrshme për ekzistencë. Frika është natyrë

përcaktuese tek të gjithë: qoftë tek shkrimtarët, tek historianët

apo tek të gjithë njerëzit e socializmit. Totalitarizmi klasik ose

bashkëkohor, pa hezitim, i ka pranuar “intelektualët” e oborrit,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!