29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

varrosur në atdhe. Kufoma e tij priti aq vite e mbyllur në

“dollap”, derisa komunistët shqiptarë t’ia dhurojnë një varr në

kohën kur në librat shkollorë mësohej se Luigj Gurakuqit

“Mbreti Zog nuk ia dha një vend për varr”. Kur Faik Konica, i

vdekur, s’mund të kthehej në atdheun e tij, si mund ta kthente

në Shqipërinë komuniste Lame Kodra, të gjallë, Fan Nolin me

Kryqin e Kalvarit në shpinë! Do të pranojmë se Noli deshi të

kthehej në Shqipërinë komuniste por s’iu lejua. Kjo gjë i heq të

gjitha dyshimet, të gjitha pëshpëritjet rreth kthimit të Nolit, por

kënd s’e mashtroi malli për atdheun?

S’është mëkat as sekret të dihet se Jezu, Skënderbeu

dhe Napoleoni, që në fëmijërinë e hershme të Nolit ishin

anëtarë të familjes. Të komunikosh me Jezunë nëpërmes

gjyshes, me Skënderbenë nëpërmes xhaxhait, me Napoleonin

nëpërmes babait, s’është vetëm çështje frymëzimi por është

inkarnacion nëpërmes anëtarëve më të afërm të familjes. Kjo

trini: Jezu, Skëndërbe, Napoleon, të inkarnuar fizikisht në

gjyshen, xhaxhanë dhe babën, mbetet e përhershme në

ndërgjegjen e Nolit. Për të shpëtuar nga faqja e parë e librit

psikologjik familjar, por jo nga ideja fanatike e pjekurisë, Noli

duhet të ngrihet në majen e piramidës biblike, të piramidës

kombëtare dhe të piramidës europiane: ta shohë yllin e

Betlehemit, ta shohë Diellin e Albulenës dhe luftën e Vaterlos.

Të triat ishin të vështira sa rruga e Ferrit.

Para dyerve të ngushta të dikasterit të Migjenit, me

Kryqin e Kalvarit mbi shpinë dhe me pllakat psikogjuhësore të

Mojsiut nën sqetull, Theofan Stilian Noli, pëkundër lektisjes që

i shprehi Lame Kodrës (Sejfulla Maleshovës) të intervenojë

tek Enver Hoxha t’ia lejojë kthimin në Shqipëri, ky Noli ynë do

të dukej një Don Kishot i dhembshëm, i fantaksuar si para

ndonjë hani të magjepsur. Të gjitha këto sakramente

psikomorale që do t’i barte Theofan Stilian Noli para Dikasterit

ideologjik, do të nxitnin tek Migjeni një buzëqeshje përbuzëse

e aspak miqësore. Por Noli nuk e dinte se s’i lejohej të bënte

simoni me inventarin e tij biblik.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!