29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

23 Skicim për zanafillen e fjalisë

biodemokratike amerikane

këto pushtete shkrimtarin do ta dënojë me harresë, me

ndalesë. Dihet se Tomas mani në vitin 1900, kur e botoi

veprën “Budenbrokët” ishte gjerman i mirë për Kaizerin por

tridhjetë vjet më vonë u bë gjerman i keq për Hitlerin.

Franc Kafka e dinte se nuk mund të bëhej shkrimtar

një hebre i Pragës, veçanarisht në fillim të shekullit XX kur

rrymat politike të Evropës kufizonin me nacionalsocializmin.

Andaj Franc Kafka ia lë “amanet” mikut të tij, Maks Brodit, t’ia

djegë një pjesë të trashëgimisë lëtrare për të cilën, përkundër

ngushllimit, s’e dime ç’u bë me të.

Në fund të Luftës së Dytë, në vitin 1945, kur SHBA-ja

aktualizoi Holokaustin e madh mbi hebrejt me “ditarin” e

dhimbëshëm të Ana Frankut, papritmas Maks Brodi u paraqit

me veprat e redigjuara të Franc Kafkës. Asnjëherë nuk do të

dihet çka është e Franc Kafkës e çka e Maks Brodit në veprat

“Procesi”, “Kështjella”, e veçantë në romanin “Amerika”. Por

do të mësojmë e do të bindemi se SHBA-ja e bëri botimin e

“veprave” të Franc Kafkës – askush tjetër.

Të vetmashtruarit, mashtruesit, mendojnë se Evropën

e shpëton Samuel Beketi me Xhems Xhojsin e Tristan Carën;

mendojnë se me teatrin “absurd” Beketi s’i ka takuar asnjë

pushteti. Mashtrohen – mashtrojnë; Samuel Beketi me

demagogji të “absurdit” rreket ta aktrojë aktin apolitik, ta

mohojë strukturën e fjalisë autoritare evropiane duke thënë

pikë për pikë: “As unë vet s’e di kush është, apo kush do të

jetë Godoja”. Përmes këtij konstatimi cinik – demagogjik,

Beketi tenton ta indoktrinojë spektatorin – lexues me

protagonistin univerzal, jasht kohës, jasht hapsirës, se Godoja

në të njejtën kohë mund të jetë dikushi e mund të jetë askushi.

Përkundër sugjerimit të Beketit ne s’do t’i reshtemi

faktit se fjalia autoritare evropiane ka strukturë, ka ngjarje,

kohë, hapsirë, protagonist, ide … Beketi me “mosdijen” e vet

don ta bëjë të verbër spektatorin-lexues para Godosë “apolitik”

duke i anashkaluar protagonistët: Vladimirin dhe Estragonin.

Këta të dy protagonistë, krejt kot, krejt pabindëshëm, përpiqën

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!