29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

225 Identiteti i historisë dhe i historianit

pelegrinazhet e mëshehta tek Lasgushi, tek Presidenti dhe

udhëtimet jasht atdheut. Këto pelegrinazhe kumtojnë vetëm

njërën gjysëm të rrugës, ndërsa rruga e kthimit për shkaqe të

arsyeshme mbetet e pathënë.

Sipas këtij procedimi politik, në letërsinë shqipe, të

gjitha çatitë e legjendave, baladave, si dhe çatia e historisë,

pikojnë politikisht duke e dëmtuar keqas ikonografinë

kombëtare. Në bodrumet e këtyre legjendave e baladave u

bënë renovime politike për ta rysur gjuhën politike në

diakroninë historiografike. Në kushtet e këtyre pastrimeve

ideoestetike të folklorit, legjendave, baladave, gjuhës, si dhe

të historisë, në heshtje të thellë e të dhembëshme, u lind

Konstantini i ri shqiptar që s’e maste kohën me tri as me nëntë

vite, por me tri apo katër herë më shumë. Për këtë Konstantin

të heshtur nuk shkruante askush. Fillimi i demokracisë në

Shqipëri e lëvizi rrasën e varrit. Konstantini i vitit 1991, një

natë pranvere me shi, në moshën 74 vjeçare, u ngrit nga varri

politik, e kaloi kufirin shqiptaro-shqiptar e zbriti në Kosovë për

ta vizituar Doruntinën 70 vjeçare. Doruntina ishte mbërthyer

në shtratin e vdekjes. Ky Konstantin, në vitin 1948 (njëmijë e

nëntqind e dyzet e tetë), në muajin qershor, ia kishte dhënë

besën Doruntinës se do t’i kalonte nëntë kilometra rrugë, në

vend të nëntë maleve, nëntë netëve e nëntë ditëve, për ta

marrë Doruntinën në të pamë. Ky Konstantin dhe kjo

Doruntinë, të anatemuar nga letërsia socrealiste, ndaheshin

vetëm nga një kodër e përgjumur, mbi të cilën kishte rënë

gjarpëri i vitit 1913. Kjo kodër e përgjumur që s’është figurë

artistike, edhe sot ka mbetur pa gjelbërimin e pranverës.

Doruntina ia ka tharë gjelbrimin e stinës me lotët përcëllues të

mallëngjimit. Kodra sot është thinjur nga mallkimi i Doruntinës.

Konstantini dhe Doruntina, të anatemuar nga socrealizmi

shqiptar dhe nga socializmi sllavoortodoks kanë lektisur plot

43 (dyzet e tri) vjet për një takim superbaladik. Midis tyre

qëndronin 9 (nëntë) kilometra rrugë e 43 (dyzet e tri) vjet

pikëllim varri deri në pranverën shijanike të vitit 1991.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!