29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

292

Te fundi ushtarët turq mund të jenë vrarë gjatë shumë

shekujve, që nga koha e atij Gjegjit të Madh, por s’e kishin

pasur fatin të vriten nga partizanët për ta bërë atë udhëtimin e

privilegjuar politik.

Të drejtën e këtij “udhëtimi” politik e kishin vetëm

skeletet e ushtarëve gjermanë e italianë, të rrjeshtuar në

njësite, çeta e batalione. Kjo ushtri e vendosur në thasë

najloni, synonte, asgjë më tepër, se sa ta konfirmojë epërsinë

e ushtrisë ngadhnjimtare partizane kur ushtria e blinduar e

Enver Hoxhës bënte paradën e festës së çlirimit.

Natën e tretë të valpurgjisë së skeleteve, po e shohim

sot, në arkivole të gozhduara: nga varret po ngrihen skeletet e

viktimave shqiptare - të “disidentëve të socializmit”. Këto

skelet nuk kërkojnë azil, egzil, apo të ikin si refugjatë jashtë

atdheut; ato skelete “disidentësh” vetëm kërkojnë rrugën e

shtëpisë dhe rivarrosjen dinjitoze me një mbishkrim të

çuditshëm: ISHIN VIKTIMA SE U RRESHQITI KËMBA NË

MIDIS TË ATDHEUT. SKELETET E TYRE LE TË

UDHËTOJNË NGA TË GJITHA ANËT E ATDHEUT NË DO

ARKIVOLE TË ZVOGLUAR! TË GJITHË LE TË HYJNË NË

LIBRIN E VIKTIMOLOGJISË!

Qoftë libri i viktimologjisë, qoftë Prememorja e

ndërgjegjes kombëtare, e kërkojnë FJALËN, GJUHËN,

KOMBIN, MESAZHIN, e deri tek teksti, që sot i mungon

letërsisë shqipe, historisë, mendimit teorik... Gjeneralët,

priftërinjët, Lumenjtë e vdekur, Epopetë e ballit kombëtar,

Debatikasit, Agimet ideologjike, Mërgatat e qyqeve, shtëpit në

preri... e kanë trandë letërsinë, nga çdo vlerë obligative. Të

gjitha skeletet që nga fillimi e deri në kohën tonë po ikin nga

letërsia shqipe drejt rivarrosjes, të gjallët po ikin ikin drejt

egzodit, azilit, deri sa t’i kthehet shpirti obligativ FJALËS së

gjuhës shqipe.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!