29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

a. aftësia e shenjit ta transmetojë impulsin politik.

b. sistemi i kodifikimit të shenjave brenda të

folurit.

c. gjuha manuale.

Të gjitha këto nyjëtime ideopolitike të gjuhës në letërsi,

në historinë e letërsisë shqipe, në të folurit e përditshëm, sipas

kësaj paraqitjeje e tregojnë sëmundjen transformacionale e

gjenerative të gjuhës shqipe, si dhe të gjitha gjuhëve të

totalitarizmit. Andaj, është sa e dhembëshme, po aq e

natyrshme që shtetasi i totalitarizmit të mos mund ta shprehë

një sintagmë logjike apo një koncept të tërësishëm logjik. Sot,

kur gjendemi mu në qendër të mrekullisë reformatore, është e

natyrshme, për të mos thënë e domosdoshme, të bëhen

gabime logjikogjuhësore, qoftë në shtypin demokratik, qoftë

në komentimet politike, në interpretimet historike, sociologjike,

e deri tek bisedat më të thjeshta. Sëmundja logjikogjuhësore

ka kohë që ishte shndërruar në atavizëm organik, aq sa sot,

sipas gjuhës e të folurit që i përdorim ne shqiptarët nuk dihet

ku fillon demokracia e ku përfundon diktatura.

Sfidimi moral, religjioz, patriotik e së fundi ideologjik që

i është bërë sistemit logjikogjuhësor të gjuhës shqipe në

diakroni dhe në sinkroni që shumë shekuj, e ka çvendosur

metodologjinë e tekstit e të kontekstit, të të menduarit, të të

folurit e deri tek caku i fundit “i veseve sintaktike e tipologjike”.

Meqë tek shqiptarët nuk ekzistonte kohezioni obligator i fjalës,

sot shtetasi shqiptar orvatet euforikisht, të konvertohet

ideologjikisht pa lëvizur aspak nga simonia 1) politike e fjalës.

Secili shqiptar, e të gjithë, stisim “alibinë e disidencës”, pa e

kuptuar se veset sintaktike zbulojnë raporte tinëzare midis

njerëzve, zbulojnë njeriun, shoqërinë e paaftë të mendojë e të

flasë logjikisht. Në alibinë e disidencës së hiçt, fjala shqipe

zbulon karakterin e kontradikcionit, apo karakter të dyfishtë: të

mohimit e të pohimit të njëkohshëm. Mu në midis të këtij

1 Simoni; shitja e vlerave të kishës, shitja e sakramenteve, tregtia

mëkatare

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!