29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

furgoni të braktisur. Kali i Trojës u shfaq në Shqipëri në kohën

kur Helena përpëlitej për herë të fundit në historinë

trimijëvjeçare të bëhej grua. Rezistenca e lashtë historike ka

krijuar varshmërinë e fortë midis Kalit të Trojës dhe Helenës.

Ata në çdo ekspeditë duhet të koekzistojnë figurativisht e

psikologjikisht si në legjenda nusja dhe kali. Ismali Kadare, tek

novela “Përbindëshi” ka zgjedhë rrugën e ndërprerjes

psikopolitike të kësaj idiomatike psikogjuhësore. Elena

përkundër të gjitha kodeve homerohistorike mbetet

shtatëzënë për herë të parë gjatë tri mijë vjetësh, e Kali i

Trojës zhveshet nga forca mitologjike për t’u shndërruar në një

furgon të braktisur që ngadalë sharron në llucën e fushës së

përhitur socialiste. Këtu Elena bëhet figurë e dyfishtë: shpëton

nga aksidenti avanturistik, nga i cili s’kanë mundur ta

shpëtojnë tragjedianët grekë, as shkrimtarë e psikologë të

mëvonshëm, por njëherësh, edhe si femër, socializmi shqiptar

e shpëton nga ngërthesa e tradicionalizmit të “kanunit të

tmerrshëm” të Lekës.

Këtë gjysmën e dytë të Elenës, mirëfilli që në fillim e

gjejmë tek romani “Dasma”, ku një Ajaks i Alpeve shqiptare

bashkë me Lekë Dukagjinin kanë ikur nga legjenda dhe e

ndjekin si hije një aksioniste shqiptare. Sipas veprës

“Përbindëshi” pa më të voglin hezitim, Ismail Kadare poaq sa

Helena e Trojës ka qenë i bindur se komunizmi është fundi i

historisë dhe këtu galopi i Kalit të Trojës do të ndalojë

përgjithmonë, se Elena do të shpëtojë nga përndjekja

homeriane, poashtu Kanuni i Lekë Dukagjinit do të kalbet në

aksionet e rinisë socialiste. Këtë e vërteton diskursi i Genthit,

drejtuar Elenës, tek novela “Përbindëshi”: “Elena mos fol

budallallëqe. Bota e vjetër sigurisht nuk ta fal kur dezerton prej

saj. Ti dole nga një botë e keqe dhe erdhe tek ne dhe ajo

botë do të përpiqet të të tërheqë prapë por ajo është e

pafuqishme për ta bërë këtë gjë. Ajo mund të të asgjësojë por

kurrë nuk do të të kthejë dot” 1)

1 Ismail Kadare “Përbindëshi”, Prishtinë 1990, fq. 38.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!