29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

letërsinë frënge ka provuar Marsel Prusti “Duke kërkuar kohën

e humbur”. Në varianten frënge liria e figurës kufizon me

shajninë, por kurrë jo me faktin. “Një fjalë, një frazë ose një

imazh të përdorur me një domethënie të posaçme (të

konsiderohet se do të thotë fjala simbol) janë të gjitha simbole

kur si elemente mund të dallohen në analizën kritike. Madje

edhe shkronjat me të cilat shkrimtari shënon fjalët e veta,

formojnë një pjesë të simbolizmit të tij në këtë kuptim” 1)

Në mitologjinë greke, prej Homerit e deri tek

tragjedianët grekë, simbolikisht nocioni i pendimit ka qenë

shumë i zbehur, aq sa gjithmonë i është përshtatur vetëm një

strukturimi të trekëndëshit letrar. Klimtenestra, Agamemnoni,

Oresti, Elektra, Akili, i qëndrojnë besnikë krimit të tyre duke e

ruajtur përherë kodin e fortë të këndit B, edhe pse shumë

analitikë në këtë letërsi janë orvatur t’u krijojnë këtyre

protagonistëve nga dy biografi. Këtij pozicioni të biografisë së

dytë i ka paraprirë arsyetimi i krimit pagan e jo pendimi.

Tragjeditë kristiane të Shekspirit e këmbejnë moralin pagan

duke i dhënë vendin e parë pendimit, ndërgjegjesimit, si akt

imitues i Biblës. “Ndjenja e vërtetësisë është, për shembull,

shumë më e fortë në tragjedi se në komedi, ngaqë në komedi

logjika e ngjarjes lëshon pe moralisht para dëshirës së

audiencës për mbarim të lumtur” 2) Tragjedia si akti më i lartë i

jetës, nuk i bën këto lëshime as për audiencë as për

providencë, sepse akti i saj i fundit duhet të jetë hakmarrës.

Tragjedianët skenën e kanë zgjedhur si inkubacion të

tronditjeve, si vend ku tentohej të zbutej spektatori me flijimin

e një viktime, por asnjëherë s’kanë arritur ta ngopin

spektatorin me shijen e gjakut. Andaj komedia në skenë

“luhet” ndërsa tragjedia në skenë “ndodh”. Tragjeditë

paskristiane u zbutën në “drama”, të cilat duhej t’i bindeshin

1 *Norton Frajt “Anatomia e kritikës”, Prishtinë 1990, fq. 102.

2 Norton Frajt, “Anatomia e kritikës”, Prishtinë 1990, fq. 102.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!