29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

e dinte. Të gjithë ata ushtarë dhe oficerë, që gjatë luftës ishin

në Gjermani, pas asaj lufte u burgosën, por anjeri s’kishte

dihotomi gjuhësore se në këtë burgosje kolektive ka dorë vet

sistemi sockomunist. Fundja, të gjithë i besojnë gjuhës së

ideologjizuar ideokomuniste. Atëherë prapë i vjen radha

pyetjes: a ishin disidentë këta të burgosur të metagjuhës

sockomuniste apo ishin viktima të një regjimi totalitar?

Të burgosurit politikë shqiptarë, për të cilët janë dhënë

shumë mendime, sinqerisht donë ta mësojnë metagjuhën

politike me të cilën i drejtohen nëpërmes letrave Enverit për të

konfirmuar, me të drejtë pafajsinë e tyre politike. Edhe këta

mendonin se gabimisht kanë rënë në burg, pa dijen e Enver

Hoxhës. Prapë do të pyesim: a është disident apo viktimë i

burgosuri i tillë i cili ende s’e ka mësuar metagjuhën e

vetdenoncimit?! Natyrisht ky i burgosur ka edhe “dobësitë e

çastit” në ndërgjegjen e tij gjatë kohës së qëndrimit në burg.

Shkenca dhe përvoja kanë vërtetuar, se, sado i fortë

ideologjikisht apo moralisht qoftë njeriu, ekziston kufiri i durimit

të torturës psikofizike. Përtej këtij kufiri asnjë njeri s’është në

gjendje të dijë për vetveten; më s’i takon vetvetes. Përtej këtij

kufiri të torturës eksperimentale, i burgosuri mund t’i

denoncojë të gjithë, sipas kërkesës së hetuesit. Rrugë tjetër

s’ka. I burgosuri tjetër, ai kosovar, nuk mund të shkëputej nga

gjuha ideopatriotike sepse Partia e Punë i kishte uzurpuar të

gjitha entitetet kombëtare, ishte indentifikuar me Shqipërinë:

ishte uzurpuar atdheu, si fiziku elementar i një kombi.

ishte uzurpuar shenja gjuhësore, kodi, mesazhi, fjala,

fjalia …

ishte uzurpuar mendimi filozofik, letrar, historik ...

Mendimi jashtë kësaj kornize ideologjike konsiderohej

armiqësor dhe ky veprim gjuhësor dihotomik konsiderohej si

mbeturinë zogiste apo balliste. Këtë nofkë politike askush në

Kosovë s’e ka dëshiruar. UDB-ja jugosllave nuk ishte aq

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!