29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

203 Evrodemokracia s’e kuptoi gjuhën e disidencës

marramendëse arkitektonikën politike, sa që njeriu shqiptar e

ndien pasigurinë mbi trollin e rrezikshëm sizmik, në prishjen e

gravitacionit politik, pa arritur as individi as kolektivi

kondicionin e ri psikofizik. Intelektuali, ish-politikani, i

burgosuri, qoftë edhe ai më ordineri, izolanti, azilanti, punëtori

“i përkohshëm” në botën e jashtme, refugjati, roja e pyllit,

ofiqari i zyrës së fshatit, roja e natës, kuriri i shkollës, nëpunësi

i Sigurimit, e kush mos tjetër, sipas thërmijave që mund të

qëmtojnë në biografitë e veta përpëliten të paraqiten si

disidentë, si të përndjekur politikë. Pas këtij kompensimi

psikomoral pason faza e “Shpëtimit” të madh patriotik e

demokratik. Fillon eksodi i demokracisë së madhe kur të gjithë

nguten të ikin nga trolli aq sizmik i atdheut, që po lëkundet nga

tërmeti antikomunist gjithëevropian. Filloi “ikja demokratike e

patriotike” individuale, kolektive, familjare, partiake, masovike;

iket e vetëm iket nga atdheu! Të gjithë shqiptarët ikin nga

historia, nga gjeografia dhe nga të gjitha entitetet kombëtare.

Iket nëpërmes tokës, nëpërmes detit, nëpërmes ajrit, liqejve,

lumejve. Kush mundet merr me vete dokumente për

verifikimin e persekutimeve politike, e dikush në vend të këtyre

dokumenteve merr me vete kujtimet e të pushkatuarve,

çkamos tjetër, për të dëshmuar disidencën politike para

Evropës plakë që i përtypte historitë e veta të thinjura. Të

gjithë shqiptarët u bënë me dy biografi, kombi u bë me nëntë

shtresa luftëtarësh të gjallë, të gatshëm për pensione

kombëtare. Kryetari i Partisë së Punës, njëherit edhe kryetar i

shtetit shqiptar me demagogjinë e politikanit sadist e dorëzoi

librezën e Partisë së Punës dhe ndodhi mrekullia e natës së

shtrigave valpurgjiane; pas pesë minutash si shtriga mbi

fshesë, kryetari i Partisë së Punës dhe kryetari i shtetit

komunist shqiptar bëhet person pa parti, e pas dhjetë

minutash ky kryetar pretendon të bëhet kryedisident në gjithë

Shqipërinë. E gjithë Partia e Punës së Shqipërisë hyn në

kongresin e shtrigave valpurgjiane dhe mrekullisht del nga ky

kongres e konvertuar në Parti “evrosocialiste”. Nga dy tre razi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!