29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

229 Identiteti i historisë dhe i historianit

munguar letërsisë shqipe, ndonëse komentatori dhe autori,

në gjithë diakroninë e mendimit shqiptar e kanë përsosur

“Librin e respektuar”. Letërsia shqipe ende s’është liruar nga

këta katër faktorë, vëçantë nga dy të fundit, përkundër

letërsisë evropiane, e cila gjendjes kristianoeremite dhe

riterfantastike kaloi tek humanizmi me “zbulimin e

protagonistit”. Periudha e humanizmit shqiptar ende s’e kishte

zbuluar personazhin e ne ua shpjegojmë nxënësve si

periudhë letrare. Historiografia e kësaj periudhe emërtohet si

humanizëm jo për konceptimin e personazhit por për nivelin

uniform të disfatës historike të shqiptarëve. Në shumicën e

periudhave të letërsisë shqipe, edhe pas humanizmit, sipas

gjerësisë tematike, do të gjejmë vetëm shtrirjen manuale e

spekulative të idesë kolektive, larg personazhit. Në asnjë

periudhë letrare shqipe s’do ta kërkojmë protagonistin e

mirëfillt sepse individi ende s’kishte dalur nga nëntoka e idesë,

e folklorit, e moralit, e fesë ... . Atij edhe sot i mungon gjuha e

individit.

“Qenja njerëzore nuk jeton vetëm në botën objektive

ose vetëm në botën e aktivitetve shoqërore, siç konsiderohet

rëndomt, por në masë të madhe varet nga gjuha vetanake, e

cila është bërë medium i hulumtimeve në shoqërinë njerëzore.

Është iluzion që mendimi themelor të përputhet me realitetin

pa përdorimin e gjuhës, sepse gjuha është mjet i rastësishëm

për zgjidhjen e problemeve specifike të komuikimit dhe

refleksit. Është fakt se “bota reale" në lartësi të

konsiderueshme të ndërdijes u ndërtua sipas ligjeve të grupit

të caktuar... Ne shohim dhe dëgjojmë edhe në mënyrë tjetër,

përjetojmë, ashtu siç e bëjmë këtë përjetim në masë të

madhe, mu pse ligjet gjuhësore të shoqërisë sonë krijojnë

predispozicion për qëmtim të ndërdishëm të interpretimit." 1)

1 *Selected writings Edvard Sapir in language, culture and

personality, Berkeley and Los Ageles, 1949, p.195

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!