29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

287 Ndalohet libri i pashkruar!

Sikur Mojsiu që i besoi FJALËS së Jehovait për ta

nxjerrë popullin e vet nga dhuna faraone, po ashtu Pjetër

Bogdani i beson FJALËS: “Kush mund t’i bjerë moh se më i

vobektë qe Vuçi Pasha, i cili për të mbledhur një ushtri prej 12

mijë vetash nuk i mjaftuan shumë milionë ari sepse

kelmendasit tanë, të cilët me një zë: EJA KUSH ËSHTË TRIM,

tubuan afro 500 veta, vranë Vuça Pashën në vitin 1639 pas

Krishtit. E në nevojë mësuan për të ngrënë levoren e çarrit

posi të begatët majen e miellit dhe atyre ajo gjellë u ka më

tepër shije se pashallarëvet e sanxhakëvet mishi i qengjave e i

viçave të njomë pa pasur kurrë të ngirë, duke ngrënë orë e

çast e duke vajtur rreth nëpër rajat e tyre, pasi THA profeti: Do

të vijinë rreth qytetit DO TË PËSOJNË URI sikur qentë dhe

gjithnjë e më tepër DO TË DËSHIROJNË“ 1)

Fjalët aproksimative të Pjetër Bogdanit: EJA KUSH

dhe KUSH ËSHTË TRIM, qofshin në funksion sintagmatik ose

në funksion singular të fjalës, janë po aq efektive sa fjalët e

Mojsiut: EJANI NË TOKËN E PREMTUAR.

Duhet të besojmë se në kohën e Bogdanit, përkundër

egzilit fizik e konfesional, ende ekzistonte FJALA obligative, që

mund t’i vente në lëvizje, jo vetëm pesëqind por shumë

pesëqindësha njerëzish. FJALA ende e kishte forcën e Sagës

shqiptare. Gjatë historisë sonë mjaft të zhuritur, e aq

pamëshirshëm të falsifikuar nga historianët e moralit të “lartë”,

u bë fakt i pashmangshëm se populli shqiptar shumë herë qe i

detyruar ta përsëritë ikjen nga atdheu. U bë e pranueshme,

për të mos thënë e detyrueshme, për shqiptarët, ta braktisin

atdheun sa herë që binin muzgjet fatkobe siç ishin: ai i vitit

1479 nga Shqipëria e veriut, ai i vitit 1878 nga Toplica; 1945

nga Çamëria; 1956 nga Kosova; 1981 e dhjetë vite të

vazhdueshme poashtu nga Kosova. Nga të gjitha këto egzode

më i pikëllueshmi, më i pashpresi, më i çuditëshmi, është

1 Pjetër Bogdani “Çeta e profetëve”, Shkalla I, ligjerata VI

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!