29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

335 Përmbajtja

familjarisht, kombëtarisht, fetarisht e atdhetarisht: “kthehuni në

shtëpi, kthehuni në shpirtin e fjalës shqipe! Hyu e gëzon dhe

e bekon atë që pendohet. shpëtoni pa thënë: “gjaku i

atdheut tonë raftë mbi ne e mbi fëmijë tanë!" dhe ashtu u

bëftë!

Në cilën ditë të shkollës duhet të kthehemi ne sot, pas

pesëdhjetë vjetësh të censurës më të ashpër, jo vetëm në

historinë tonë, por mbase edhe në historinë botërore. Dikush

prej shqiptarëve pati deklaruar me njëfarë pezmi teptisës se

ora e mendimit shqiptar ndaloi në të premten e zezë të muajit

prill të vitit 1939, për të filluar sërish të punojë një ditë të marsit

1992. Por si do ta quajmë Demokracinë tonë: Ringjallje,

Rilindje... dhe cilës ditë shkollore duhet t’i kfhehemi? Le të

mbetet çështja e hapur për studime shkencore.

Delegacionet e ndryshme evropiane që organizojnë

seminare për të na ndihmuar në fushat e ndryshme, si

juridike, arsimore, artistike e deri tek ato tregtare e turistike, e

kanë të vështirë ta nivelizojnë fjalën e katandisur shqipe me

tërësinë e fjalës angleze. Kjo gjason në një garë të

pabarabartë. Gjuha shqipe e ideologjizuar u ka shërbyer

njerëzve të hendikepuar

intelektualisht. Ish - gjykatësi mendon se ka qenë gjykatës, kur

të burgosurit i kanë shkuar me dënime të prera nga Sigurimi;

avokati mendon se ka qenë avokat, kur e ka akuzuar “klientin”

e vet më shumë se “prokuratori”; profesori mendon se ka

qenë profesor kur para nxënësve s’ka guxuar ta thotë asnjë

fjalë më tepër se panegjerikët për Partinë; shkrimtari, që edhe

sot mendon se ka qenë shkrimtar, në mendjen e tij i ka

qëndruar galuc ajo fjalia e mendimtarit frëng: “Ma jep një fjali

nga libri i tij ta gjykoj me dënim për vdekje.” Shumë, tepër

shumë, prej këtyre shqiptarëve të hendikepuar gjuhësisht, e

kanë vështirë të shërohen nga kompleksi i “të qenurit”

intelektual edhe në kohen e Partisë, duke i zgjedhur rrugët më

të paqena të disidentëve, të të persekutuarve, kur “veprat” e

tyre, në pikë të ditës, flasin kundër disidencës së stisur.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!