29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vdekja politike në ferrin sockomunist është një vdekje

e plotë. Tri kategoritë e të vdekurve politikë: (A) lakejet,

pushtetbajtës; (B) të burgosurit ; (C) “qytetarët e lirë”, e

zhvatin si bishat njëri - tjetrin, për ta përmirësuar sadopak

pozitën e vet.

Dialogu i Lev Grigoriçit me një të burgosur të Sibirit, i

cili sapo është kthyer në sharashkën (burgun) e Moskës,

tregon për gëzimin më të madh të jetës së tij. Por lexuesi, ai

që ka jetuar në tiraninë sockomuniste, për asnjë moment

s’duhet të mashtrohet se ky i burgosur mund të ketë ardhur

rastësisht në “rrethin e parë” të burgut. Se çka është duhur të

sakrifikojë, të denoncojë, të spiunojë, të zhvatë, në rrathët më

të thellë të ferrit, në dem të të burgosurve të tjerë, do të

mbetet në varrin e ndërgjegjes së njeriut parahistorik. Njeriu

është krijesë, e flashkët që e ka kufirin e durimit të torturës

psikofizike; përtej këtij kufiri, më njeriu nuk e posedon

vetveten.

1. “E keqja historike nuk rrjedh vetëm nga dobësia

njerëzore; historia nuk varet nga prirja individuale, nga prirja e

secilit prej nesh. Si natyrë dhe si jetë ajo determinohet nga

forcat që na mbisundojnë; dhe ajo i takon sferës së fatit. Njeriu

mund të tulitet në atë mënyrë që arsyeja ta mbisundojë

hostorinë, por arsyeja vetëm pjesërisht mund ta përcaktojë

historinë sepse kobi është i lidhur me njeriun si hija e tij.” 1)

2. “Kur Tolstoi ua ndau tokën fshatarëve të vet dhe kur

vdes duke ofruar shembullin e varfanjakut e të vetmisë; kjo

nuk konsiderohet punë çmendurake. të shkruash ç‘është

arti? ... Njeriu nuk mund ta harrojë njeriun. Por ajo që varet

nga secili prej nesh është vetëm diç e ngjashme me lutjen.

Mëshira e zemrës dhe jeta brenda rrethit është e secilit prej

nesh. kjo është historia” 2)

1 *Gaetan Pikon “Pisac i njegova senka”, Beograd 1965, fq.236

2 *Gaetan Pikon “Pisac i njegova senka”, Beograd 1965, fq.236

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!