29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

i ngadalsoi, por nuk i ndaloi, revolucionet morale, religjioze,

patriotike, ideologjike, brenda fjalisë autoritare evropiane.

62

Në shenjen e këtyre revolucioneve pushteti rritej në

disproporcion me shtetin. Kur pushteti i Hitlerit rritej

disproprcionalisht me Gjermaninë, atëherë doemosdo lindi

pabarazia midis shtetit gjerman dhe qeverisë së Hitlerit: ose

duhej të rritej Gjermania ose duhej të zvoglohej

Hitleri.Indoktrinimi nacionalsocialist gjerman mbështetet në

tradicionalizmin e Gjermanisë kundrejtë shteteve tjera.

Meqë struktura e fjalisë diktatoriale evropiane

tradicionalisht e rritë potencën ideologjike, patriotike, fetare,

morale, të pushtetit, atëherë bëhen kryqëzata për rritjen e

shtetit. Duke u rritur pushteti – shtet zvoglohet nënshtetasi deri

në krijesë njëditëshe. Në vitin 1945 Evropa e kishte rritur

pushtetin – shtet sa e kishte shpenë veten buzë zhdukjes së

nënshtetasit. Kur ushtria amerikane zbarkoi në Sicili e pastaj

në Normandi në Evropë nuk e gjeti asnjë nënshtetas.

Presidenti Ruzvelt në gjithë Evropën i takon vetëm dy

gjysëmburra për ta kuvenduar çështjen e Evropës.

Pasi Amerika e çliroi Evropën nga vetvetja e pa se

tradicionalisht fjalia diktatoriale evropiane i takon shoqërisë së

mbyllur. Vetëm atëherë presidenti Ruzvelt e kuptoi pse

presidenti Uilson para njëzet e gjashtë vjetësh s’e kishte çelë

fjalinë autoritare evropiane.

Amerikës i takon sot ta çelë fjalinë diktatoriale

evropiane, ta çelë shoqërinë evropiane, t’i çelë në të ardhmen

e në të kaluarën Platonin – Hegel, Shën Augustini – Marks,

Niçen – Hitler …Ta shpëtojë njeriun e stërkequr pa e ngrënë

llojin e vet.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!