29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

99 Çvendosja e parë ideoarkitektonike e personazhit

gjeografikisht më afër profetëve, më afër vendit të Biblës dhe

të Kur’anit, e kanë ruajtur më tepër aftësinë e kërcënimit dhe

të mallkimit radikal:

1. Mojsiu përcaktohet të qëndrojë në arean hipotetike

psikogjuhësore, (në zonën e ndarjes) midis gjuhës

kozmopolite të Adamit, Izakut, Abrahamit dhe gjuhës së

kodifikuar të Jehovait. Gjuha e relievuar në pllakat e Sinajit,

Mojsiun e përcakton në të njëjtën kohë në area të gjuhës së

mëkatit dhe të virtytit. Ky kontrast gjuhësor, aq radikal, i

kumtohet Mojsiut, për ta detyruar të zgjedhë gjuhën e vyrtytit

sipas kodifikimeve të Dekalogës. Sipas rregullave gjuhësore

të kësaj Dekaloge, Mojsiu u bë profeti i parë nacional. Në

historinë njerëzore kjo u bë “gjuha” e parë “nacionale” tek

Besëlidhja e vjetër.

2. Shën Pali vendoset zyrtarisht në area gjuhësore,

predikuese, midis dy Besëlidhjeve, por më tepër i prirur kah

gjuha e Besëlidhjes e re, ndonëse zona e shkëputjes nga

Besëlidhja e vjetër e kishte hamendur nga kodifikimi profetik i

fjalëve të Jezusë.

3. Homeri, në një logjikë pak më evropiane, gjendet në zonën

hipotetike gjuhësore, midis mitologjisë ontologjike dhe filleve

të “patriotizmit” mizor grek. Ky farë “patriotizmi grek” u

promovua në qytetin e Trojës me ndihmën e paskrupullt të

ontologjisë mitologjike; disa shekuj më vonë u konvertua në

ortodoksizëm helen. Ky ortodoksizëm duke u bërë i

vetëdijshëm për fitoren e lashtë mbi Trojën, shumë shekuj më

vonë; lavdinë helenoortdokose, e orienton drejtë Trojës së re -

drejtë Kontantinopolit.

4. Në të gjitha historitë e tyre, në kohërat e caktuara, popujt

janë gjetur, ose e kanë stisur çastin historik të fitores në zonën

e kodifikimit psikogjuhësor. Të gjithë këta popuj me

pretendime të dyfishta historike ndaj njeri-tjetrit, sot jetojnë në

një hapsirë të ngushtë, të quajtur Evropë Juglindore,

Siujdhesë ilire apo Ballkan.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!