29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

316

zvetnohej krahasimisht energea, ta zëmë, e fjalës shqipe me

energean e fjalës “sinonime” të gjuhës angleze. Jo vetëm

fjalët, sintagmat, fjalitë, por as sinonimet e ndërsjella nuk

mund të përkthehen plotësisht. Në vend të nocionit përkthim

do të ishte më mirë të përdoret nocioni përshtatje, ashtu siç e

ka aplikuar Theofan Stilian Noli.

Përkundër areave gjeopolitke e historike të gjuhës

shqipe kundrejt gjuhëve ballkanike, gjuhëtarët, qofshin

shumica të huaj apo shqiptarë, shqipen e nxjerrin në bijëri me

ilirishten; fakt që edhe sot e kësaj dite s’është liruar nga

tendenca politike. Teoria thrakase e origjinës shqipe, apo

teoritë mikste, përveç redingotës shkencore, në vete

përmbajnë elementin tinzar të çvendosjes së shqipes sa më

në lindje të Siujdhesës ilire. Faktet shkencore, natyrisht janë

më të forta se dëshira jonë, dhe ne , ato duhet t’i pranojmë si

argumente të vërtetuara me metoda analitike dhe historike.

Sido që të dalë, gjuha shqipe, në veçanti prej gjuhëve

të tjera ballkanike, është dëmtuar më së tepërmi meqë nuk i

takoi grupit të sllavishtes as greqishtes, e aq më më tepër

ishte aq larg turqishtes. Gjuhës shqipe, si dhe të gjithë

shqiptarëve iu desht t’i rezistojë gravitacionit asimilues të

këtyre gjuhëve që kishin perënditë dhe profetët e vet:

greqishtja kishte Zeusin dhe Jezunë ortodoks; sllavishtja

Neptunin dhe Jezunë e vonuar ortodoks; turqishtja Allahun

dhe Profetin e shkretëtirës.

Sipas të gjitha perëndive pagane evroperëndimore

edhe Bindi ilir pasi ishte zenë me Jupiterin ia lëshoi vendin

Jezusë, atij Jezusë së institucionalizuar në Romë me aq

sakrifica. (Me çfarë përgjërate u verifikuan katolikët e parë

sipas flijimit të Jezusë). Edhe Iliria hyri në area konfesionis të

katolicizmit pas një lufte 150 vjeçare iliroromake. Dhe mirë do

të ishte gjetur në katolicizmin papnor, po mos të kishte

ndodhur njëmijë e pesëdhjet e katër vjet pas lindjes së

Jezusë, ndarja e kishave dhe e Jezuve; Jezusë iu ndryshua

data e lindjes, e kryqëzimit, e ringjalljes: u stis Jezu i dytë -

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!