29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ota jonë dehumanizohet. Njeriu ndjehet gjithnjë më i vetmuar

në këtë botë sepse më s’është i lidhur me natyrën dhe e ka

humbur “ndërdijen individuale" e emocionale kundrejt

fenomeneve të natyrës. Ato ngadalë e humbën kuptimin e tyre

simbolik. Murmurima më s’është zëri i hidhërimit të Zotit, as

vetëtima s’është më shigjeta hakmarrëse e tij. Në asnjë fjalë

s’ka më shpirt, asnjë dru nuk është më parim jetësor, asnjë

gjarpër më nuk animizon mençurinë, asnjë shpellë s’është më

vendbanim i demonëve të mëdhenj. Asfarë zërash nga guri

nuk i flasin më njeriut; bimëve dhe kafshëve më s’mund t’u

drejtohet duke shpresuar në përgjegjen e tyre. Është

shkëputur kontakti me natyrën dhe energjinë emotive të cilën

e ofronte kjo lidhmëri simbolike" 1)

Këtë mendim të Jungut, analitikët evroperëndimorë e

kanë zëvendësuar me racionalizimin shkencor, kurse

evrolindorët me ekstremizmat ortodoksë, morale, patriotike, e

për të përfunduar në ekstremizmin ideologjik. Andaj tek novela

“Përbindëshi”, Kali i Trojës, si megafigurë tradicionale,

tashmë ka dalë jashtë protokolit origjinor duke kaluar në planin

politik. Shqiptarët, të shkëputurë nga çdo energji e lashtë

emotive, vihen përballë rrezikut konkret të koalicionit armiqsor

gjithëevropian kundër Shqipërisë. Krijoheshin “Dimra të

vetmive të mëdha”, “Dimra të mëdhenjë” politikë; hyhej

nëpër bodrumet e legjendave e baladave për të bërë

renovime politike. Metagjuha e personazheve me origjinë nga

mitet, legjendat, baladat, shkërmoqet nëpër katër faza të

diakronisë: a) faza e animizimit; b) faza e gjuhës religjioze; c)

faza e gjuhës patriotike; d) faza e gjuhës ideologjike.

Doruntina ka jetuar më shumë se tri mijë vite në diakroninë e

animizimit; nënë kulmin e fortë të baladës, në energjinë

emotive telepatike. Më shumë se në të gjitha fazat e tjera të

diakronisë së shpirtit shqiptar, pikërisht në moshën rinore të

baladës, Doruntina paraqet energean më të lartë psiqike të

një populli. Doruntina pa mëdyshje ka mundur të udhëtojë

1 Jung, Carl Gustav “Njeriu dhe simbolet e tij”, fq.95.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!