29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

271 Gjuha si bazë ku krijohet mendimi

të NVKD-së. Në burg ka mund të bjerë çdokush, për çkado;

ashtu si plani i vdekjes ishte i determinuar edhe plani i shtetit:

sa do t’i burgoste brenda një jave, një muaji apo një viti. Andaj

intelektuali i sotëm s’guxon të shkallojë sipas seleksionimit “ka

qenë në burg - s’ka qenë në burg”, si tekst behaviorist (dysje)

të disidencës. Pushteti sockomunist i ka ndërtuar burgun dhe

kampin, për të krijuar iluzionin e dallimit midis burgut, kampit

dhe “lirisë qytetare”, kur të tria këto kategori, secila në mënyrë

të vetë i takonin ferrit, një rrethi të caktuar politik. Cili individ,

nëse mund të përdoret për këtë rast ky nocion, në kohën e

diktaturës sockoministe, pastë qenë ushtarak, sekretar partie,

ambasador, operativist i Sigurimit, shkrimtar entuziast,

denoncues profesionist e deri tek Mehmet Shehu, e ka pasur

të sigurt se do ta kalojë edhe një natë të gjatë deri tek

mëngjesi biologjik? Çfarë provash revolucionare është duhur

të nxjerrin këto kategori banorësh të sockomunizmit për ta

fituar besimin njëditor të Partisë? Denoncimi i ndërsjellë i

njerëzve, njëzet e katër orë pa nderprerë, si prova më e fortë

partiake, fillon të shndërrohet në metabolizëm të njeriut, e më

në fund u bë vegjetacion, vetëm për një ditë jetë më tepër.

DEBATIKASIT e sotëm politikë që euforikisht e quajnë

veten demokratë e që s’janë të pakët, bëhen kinse çuditën kur

dikush nga jashtë mendon se në shtetin sockomunist ka qenë

i pamundëshëm, i paarritshëm, organizmi antishtetëror e

antikomunist. Këto organizata, gjoja të formuara ilegalisht e

fortë të dyshimta, kanë qenë “të zbuluara” që në orët e para,

për të mos thënë më konkretisht se kanë qenë të organizuara

nga “Sigurimi” dhe UDB-ja.

Gjatë leximit të “Referatit të mësheht të Hrushovit” mbi

krimet e Stalinit, një deputet, dorë më dorë, ia dërgon disi deri

tek foltorja Hrushovit një letër të zhubravitur me këtë tekst

lakonik:"SHOKU HRUSHOV, KU ISHIT JU KUR STALINI I

BËNTE GJITHË ATO KRIME?"

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!