29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

143 Dogana e letërsisë shqipe

Teorikisht e praktikisht do t’i plotësonte kushtet për ta zënë

pozitën më të lartë të censurës. Është i pari, e gati i vetmi që u

përkthye në gjuhën sllav; është kryesori, që mësuesin dhe

studiuesin e mjerë të letërsisë i tumirë të hedhin gur e dru mbi

Mbretin Zog, është i pari që mësuesin e letërsisë e “udhëzoi”

të flasë mbi luftën e klasave.

Janë paraqitur studime të shkurtra e të gjata, eseistike

e me pretendime shkencore që ta nxjerrin Migjenin në një

aleancë estetike e politike me Nolin e Lasgushin: kundër

Mbretit Zog. Teorema e këtillë s’është treguar e qëndrueshme

sepse Lasgushi e Noli “e përjetuan” fizikisht socrealizmin, por

përkundër disa përpjekjeve shumë dëshpruese të Lasgushit

për të shkruar poema socrealiste e, Noli të kthehet në

Shqipëri, nuk arritën të inkuadrohen. Noli e Lasgushi s’arritën

të dalin nga koha e tyre: Noli me peshën e dyshimtë të Kryqit

të Kalvarit e Lasgushi me dashurinë halucinative të yjeve. Ata

që janë orvatur të bëjnë barazimin midis Lasgushit, Migjenit

dhe Nolit, naivisht ose qëllimisht, e heshtin faktin se Noli e

Lasgushi s’kanë kaluar aspak mirë në prokurorinë ideoletrare.

Kalorësi i Krishtit, i Skënderbeut dhe i Napoleonit, siç thotë

Noli për veten, do ta ketë paksa ngushtë të reduktohet vetëm

brenda një dimensioni, vetëm brenda dimensionit armiqësor

kundër Mbretit Zog. Në fillim ky dimension politik i Nolit u tumir

vetëm në librat shkollorë që pastaj të konsolidohet edhe në të

gjitha studimet për Nolin. Ky barazim politik i Nolit dhe Migjenit

u tregua skematizim i dhunshëm.

Meqë çdo studim në letërsinë shqipe u bë i dyshimtë,

shpeshherë në letrat shqipe është përsëritur në mënyrë

akuzuese se përse Theofan Stilian Noli, pas vizitës që i bëri

Bashkimit Sovjetik në kohën e Stalinit dhe pas admirimit që

shprehu për atë shtet, dhe pas një përkushtimi epistulik

“çlirimtarëve” të Shqipërisë komuniste, përse nuk u kthye të

jetojë në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Tash vonë, shumë vonë,

njerëzit e panë të shpallur publikisht faktin e mëshefur, e aq

trishtues e aq të mëkatshëm - amanetin e Faik Konicës për t’u

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!