29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Rusinë e shtypjes së popujve. Atje po kthehet me një

zhgënjim të thellë ndaj demokracisë perëndimore. Pra nëse

është liruar nga ideokomunizmi s’është shëruar nga misticizmi

ortodoks, njësoj si vet Tolstoi. Kjo i përngjet ikjes nëpër rrugët

e ëndrrës ku e ke ndjenjen e ikjes por gjithnjë mbetesh në të

njëjtin vend.

Provat e para, vetëm provat e para, ende pa arritur

rezultatet e mirëfillta të demokracisë, i provokuan leksemat e

programuara psikogjuhësore të ideokomunizmit. U bë e qartë,

sipas sprovimeve, se egoizmi i njeriut, si supremaci psiqike

tentonte, e do të tentojë edhe më, ta ruajë “identitetin” e

intelektualit ishkomunist. Shkrimtari, historiani, e të tjerë

intelektualë ishkomunistë, marramenthi, u dyndën në terrenin

e nacionalizmit më primitiv. Vërtetë kjo gjeneratë e pati më të

vështirë, sepse prej saj u kërkua mohimi i asaj që e kishte

krijuar, pastaj ripohimi i asaj që s’ishte krijuar e duhej të

krijohej. Jeta është shumë e shkurtër për t’i arritur të dyja.

Hezitimet e intelektualëve midis mohimit total të

krijimtarisë së tyre ideokomuniste dhe ripohimit, u treguan të

vështira, andaj fatkeqësisht u zgjodh rruga e tretë, rruga më e

pavërtetë, më tinzake, më demagogjike, më fatkeqe: rruga e

disidencës!

Autosugjestioni i disidencës filloi të rritet tek

shkrimtarët, historianët e tek të gjithë intelektualët, se

kundërshtimi politik paska pasë ekzistuar edhe në kohën e

monizmit, duke spekualuar deklarativisht me “antinomet”

politikogjuhësore. Ky autosugjestion i euforisë skizofrenike,

sot i jep mundësi ireale, fiktive, secilit të kritikojë, të sfidojë çdo

gjë pa kurrfarë ndjenje të masës deri tek ironia aq e qëlluar e

Dostojevskit: “Le të buajë vetëm një natë harta astronomike

tek fshatari rus, të nesërmen ta sjellë të korrigjuar”. Tash, sikur

fshatari i Dostojevskit, të gjithë jemi “zgjuar” të korrigjojmë në

mënyrë euforike hartën historiko-gjeografike dhe hartën e

astronomisë politike. Kjo situatë e ndërrimeve politike

gjithëevropiane, orvatet egërsisht të këmbejë me shpejtësi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!