29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

251 Gjuha si bazë ku krijohet mendimi

Në këtë fazë të zbulimit të entropisë së veprimit të

formimit tingullor të foljes, u formua fjalia predikative e

sintaksës së antikitetit. Atena doli nga koka e Zeusit e hyri në

fjalinë predikative të Aristotelit.

Pas kësaj fjalie siç dëshmon paleografia filluan tekstet

e shkruara, ku vendin e folësit e zë rrëfimtari e pastaj

shkrimtari; vendin e bashkëbiseduesit e zë protagonisti;

vendin e objektit e zë lexuesi.

Letërsia i kapërcente shekujt e shkrimtari -

protagonisti - lexuesi jetuan në korrespondim të referencave

morale, patriotike, folklorike, për t’u skllavëruar, përfundimisht

në trekëndëshin policor të letërsisë socrealiste. Në këtë

trekëndësh policor s’kishte më lexues në kuptimin e mirëfilltë

të fjalës por kishte hetues policorë, të burgosur dhe të

frikësuar në burgun psikopolitik. Tek secili, gradualisht, rritej

shqisa e ndrojtjes policore dhe krahas kësaj frike rritej gabimi

logjikogjuhësor.

Në fund të kësaj rruge të humbur tipologjikogjuhësore,

jo vetëm për shkrimtarin, apo në përgjithësi, për intelektualin

sockomunist, kudo qoftë ai, do të vlente thënia: “Njerëzit që

janë dëshmitarë të ngjarjes së lazrit janë të lemeritur”. Po

ndodhi që gjysma e botës, dëshmitare e ringjalljes së gjysmës

tjetër të botës nga vdekja politike, lemerinë nuk e ka shfaqur

për shkaqe të metabolizmit të shkatërruar. Atëherë ta

plotësojmë këtë apati me thënien e dytë të Borhesit: “... po

ndodhi dy e herë e mbinatyrshmja nuk është më e

tmerrshme”. E mbinatyrshmja po ndodh po jo dy herë. Është

hera e parë në historinë e njerëzimit që gjysma e botës po del

nga tirania ideokomuniste për të hyrë në botën e

demokracisë. Kjo “dalje” është diç e paprovuar më parë në

planetën tonë.

Shkimtari, intelektualët, e shumë struktura të tjera të

skllavëruara nga metabolizmi socrealist, të skllavëruara deri

tek fanepsja politike sa që para mrekullisë politike shprehen:

“Madje edhe jetën të ma merrte do të besoja në të”. (Jovi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!