29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

pohohet realisht në këtë pansintagmë. Duhet të pranojmë se

kjo sintagmë kaq hipotetike u bë trini e mirëfilltë antinomesh:

luftë, nacion, çlirim, që shkencërisht duhet të vendoset në

funksione homonime: kuaziluftë, kuazinacion (anacional)

kuaziçlirim. Historiani, si më kompetent, për ndriçimin

shkencor të ngjarjeve të kësaj lufte, të gjitha faturat politike i

ka marrë në depotë e kooperativës së Komitetit të Partisë.

Çdo historian e kishte të qartë skematizmin e datave, të

ngjarjeve, të vendeve, për ta ribërë kompozicionin ideologjik të

kësaj lufte. Nuk është edhe aq i largët inicimi i shtruar nga

vetë historianët për ta ndriçuar masakrën e Tivarit: ngjarje

shumë provokative për historinë, për letërsinë, për

sociologjinë e deri tek regjisorët. Me një ndrojtje politike e

profesionale, historianët, gjithë ecurinë e kësaj tragjedie e

ngërthyen në dy skema shumë të thjeshta, të padenja për

studim:

1. Akuza kundër shovinizmit sllavoortodoks, qëllim i të

cilit paska qenë ta zhdukë fizikisht popullin shqiptar.

2. Heshtja “e vullnetshme” e historianëve shqiptarë

ndaj krimeve të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Historianët paskan dashur ta ruajnë higjenën

shpirtërore të shqiptarëve duke e mëshehur tragjedinë

e një kombi. (Natyrisht akuzën e parë, për sadizmin

sllavoortodoks qe para njëqind vjetësh, e ka ditur çdo

bari kosovar!)

Në kohën e demokracisë filluan belbëzimet e para për

masakrën e mijëra djelmoshave kosovarë, nga sadizmi

sllavoortodoks, në dimrin e vitit 1945. Këta djem kosovarë të

molepsur e aq të pashpresë ecin nëpër gjoksin e Nënës duke

shkuar drejt vdekjes kolektive. Në rrugën Prizren - Kukës _

Shkodër mbi këta leprozë politikë kishte rënë stina e harresës

- stina e mallkimit. Toka shqiptare ishte shndërruar në Luginën

leproze të skenave biblike, apo ishte shndërruar në tokën e

murtajës mesjetare. Nëna Shqipëri, s’e dëgjonte vigmën e

dhëmbjes së këtyre djemve që po shkonin drejt vdekjes.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!