29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

39 Skicim për zanafillen e fjalisë

biodemokratike amerikane

moshën, pa ia njohur stinët. Disa bizonë të vjetër,

mospërfillshëm u larguan drejt lumit të qetë të fushës duke e

bërë John Harkerin të dyshojë për moshën e thyer të ditës së

njëzet e gjashtë (26) të muajit të dhjetë (10) të vitit njëmijë e

gjashtëqind e dyzet e tetë (1648).

Jo larg, në fund të fushës, zente fill një shkurrishtë e

valëzuar drejt kodrave të larcuara me borë. Pasi pejsazhi pa

moshë e pa stinë filloi të mugëtohet John Harkeri hyri në

karrocën e mbuluar ku gruaja e tij, Eshli, po flinte bashkë me

fëmijët, e vuri dorën mbi Bibël. Rrembimthi doli sërish,

fushëpronës, i paisur me Biblën. E hapi dhe filloi ta lexojë me

zë të lartë, të frikshëm, të panjohur për ditën e njëzet e

gjashtë (26) të muajit të dhjetë (10) të vitit njëmijë e

gjashtëqind e njëzet e tetë (1648). Me klithme rrëqethese

lexoi: “Pasi zoti Hyj i kishte formuar prej dheu të gjitha kafshët

e gjalla të fushës dhe të gjithë shpendet e qiellit, i solli tek

njeriu, për të parë, se si t’i quajë, sepse secila kafshë e gjallë

do ta mbante atë emër, me të cilin do ta quante njeriu”.

Në fushën e mbërthyer nga muzgu i parë asgjë

s’pipëtini; bizonët e hijezuar nën kurorën e lisit fushor po

njejëzoheshin me errësirën e parë. Në cepin e shkurrishtës

hakerroi një dhelpër; ulurima e ujqërve erdhi nga pëllajat pak

më të largëta bashkë me aftimin e parë të mbrëmjes. Në

hejzen e horizontit të largët, njeri pas tjetrit, u ndezen disa

zjarre bashkë me një tam-tam indigjenesh si rrahje e

trembëshme e zemrës.

John Harkeri e lexoi edhe njëherë, me tërë zërin

hakërrues atë pasusin e Bibiles mbi pushtetin e Adamit.

Askush nuk erdhi për ta ripërtërirë zanafillën e Biblës, për ta

ripërtërirë kontratën biblike midis zotit Hyj, Adamit, e kafshëve.

John Harkeri para se të hyjë në qerren e mbuluar e

vjerri fanarin e ndezur për ta trembur të panjohuren.

Koha u nda nga koha. Dria i nda nga terri. Fjalia u nda

nga fjalia. U bë nata e parë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!