29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Fausti i Gëtes, një i përkëdhelur nga kristijanizmi

primitiv, i këmben situatat sipas transformacionit figurativ, duke

lozur me ferrin, me parajsën dhe me erotikën. Gëte kishte një

kinseliri politikomorale për këtë transformacion fizik e

shpirtëror të Faustit, ndonëse Dostojevski jetonte në një

ortodoksizëm shumë tragjik për vetë mendimin dhe moralin.

Në të gjitha letërsitë e Lindjes shenjuesi dhe shenji

detyrueshëm duhet të krijojnë kohezionin e fortë sintagmatik,

homogjen, moral, politik, religjioz, patriotik, deri në

shovinizëm. Po ta vendosim midis letërsisë evroperëndimore

dhe letërsisë evrolindore, si shenj nismëtar të letërsisë së

shkruar, “Iliadën” e Homerit, atëherë përkundër klasicizmit

evroperëndimor, shpirti i “Iliumit” ka mbetur më tepër në

letërsinë lindore. Struktura mitologjike mbeti e fortë në Lindje,

e cila e ka prejardhjen nga mikrostruktura e ëndërrës

hakmarrëse.

Në fillim të agut të historisë shpirti i shqetësuar i poetit

u shqua duke u gjetur në fokusin e transit të ritualit për ta bërë

të ndërsjellë komunikimin në mes të njeriut dhe Perëndive

idhnake. Në këtë fillim poeti dhe profeti janë afruar shumë

midis tyre, për të mos thënë se janë shkrirë në një, sepse jo

vetëm i kanë besuar mitit, ritit, ëndërrës, por ata obligohen ta

njëmendësojnë besimin në sovranin qiellor. Poeti dhe profeti,

në gjuhën e tyre i animizuan thellësisht abuzimet e

mundëshme të diellit, të stinëve apo të plleshmërisë së tokës.

Këto abuzime të natyrës mund të ndodhin në çdo kohë, siç

mund të jetë i shpeshtë hidhërimi i njeriut. Për t’u shpëtuar

abuzimeve katastrofale të natyrës së hidhëruar kërkohej flijimi

i njeriut mu në zemrën e ritit, krahas të cilit duhej të vepronte

efekti i shajnisë së fjalës. Bashkëjetesa e sinqertë e transit

dhe e efektit magjik të fjalës e mbijetoi vetveten më së miri në

tekstet parahomeriane. (tekste parahomeriane janë quajtur

krijimet e aedëve anonimë).

Duke hequr idenë suplementare të “patriotizmit” të

Akejve të “Iliadës”, Leonard Cotrell në mënyrë decidive thotë:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!