29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

119 Aplikimi policor i trekëndëshit ideologjik

gjuhësore, të vënë si distinktivë zhbirues në tabelën halleligë.

Rituali i shenjave politike zhvillohej brenda klasës së fëmijëve

të brishtë, në atmosferë të zymtë të ditës vjeshtore, aq të

njëtrajtëshme e të përgjumur. Në këtë klasë që do të bëhet

fidanishtë revolucionarësh, fëmija për herë të parë takohet me

shenjën gjuhësore të cilës duhet t’ia kuptojë ndryshimin e

brendshëm politik.

Mësuesi i kurseve ideopedagogjike, i cili përveç frikës

politike, e ka zhvilluar edhe instiktin biopolitik, shpalos para

fëmijëve të revolucionit konceptet e para ideologjike. Në

klasën e parë të shkollës fillore, instikti biopolitik i mësuesit të

kurseve tremujore, kultivon prirjet psikogjuhësore,

revolucionare, të fëmijës. Nëpërmes këtyre shenjave

gjuhësore fillojnë promovimet e para politike brenda klasës së

parë të shkollës. Seleksionimi i nxënësve bëhet në një mënyrë

që të gjithëve u duket shumë normale: nxënësit më “aktivë” e

informojnë mësuesin për “fajet” e bashkenxënësve të klasës,

gjatë kohës së pushimit midis orëve të mësimit, kur mësuesi

nuk ka qenë në klasë. Është shumë sinjifikative se si e

transformon nxënësi “aktivë” atë “fajin” e tjetrit. Në këtë

determinim psikogjuhësor të nxënësit revolucionar ndihmojnë

edhe prirjet gjenetike të nxënësit “aktivë”. Nxënësi që “e

transmeton fajin” e bashkënxënësit tjetër, me bekimin e

mësuesit, promovohet në kryesinë e klasës. Detyra e këtyre

nxënësve “aktivë” është ta konsolidojnë pushtetin politik

brenda klasës. Por mësuesi, para se të bëjë promovimin

politik të këtij nxënësi do të kërkojë nga komiteti i shkollës që,

ta verifikojë pastërtinë moralopolitike të familjes të nxënësit.

Nëse ky nxënës e kalon edhe këtë pengesë, avancohet

politikisht në tërë korridorin e shkollës, që më vonë të zgjidhet

kryetar i rinisë për tërë shkollën. Natyrisht se aktiviteti ia

mundëson të zgjidhet anëtar i Partisë. Sipas këtij sistemi ky

nxënës me kalimin e kohës bëhet kuadër i Partisë sipas

rekomandimeve të komitetit komunal; pastaj i rritur në frymën

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!