29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

49 Fjalia teatrale ballkanike

orakullore, është profeci polisemike. Henry Kissinger-i

ndryshe, nga historianët shtetëror të fjalisë autoritare

evropiane, ngec tek ngjarja e njëzet e tetë (28) qershorit (6) të

vitit njëmijë e nëntëqind e katërmbëdhjetë (1914), në

Sarajevë: “Me 28 qershor 1914, Franc Ferninadi, trashigimtari

i fronit të Habsburgëve, e pagoi me kokë nxitimin e Austrisë në

aneksimin e Bosnjë – Hercegovinës me 1908. As mënyra e

vrasjes së tij nuk mundi t’i shpëtonte kombinimit të

jashtëzakonshëm të tragjikës me absurdin, që e

karakterizonte shpërbërjen e Austrisë. Terroristi i ri serb nuk

arriti, në përpjekjen e parë, ta vriste Franc Ferdinandin, duke e

plagosur në vend të tij shoferin e makinës së arkidukës. Mbasi

arriti në rezidencën e guvernatorit dhe i ndëshkoi rëndë

administratorët austriakë për pakujdesinë e tyre, Franc

Ferdinandi, i shoqëruar nga gruaja e tij, vendosi ta vizitonte

viktimën në spital. Shoferi i ri i çiftit mbretëror mori një kthesë

gabim dhe, duke u kthyer mbrapsht, u ndal përballë vrasësit të

dështuar që shtangu, ai po e hiqte dëshprimin me të pirë në

një kafene në buzë të rrugës. Viktimat që fati i solli vet

përpara, herën e dytë nuk i shpëtuan vrasësit”.

Henry Kissinger-i, në pasuesin e dytë, me instiktin e

politikanit të fjalisë biodemokratike amerikane shton: “Ajo që

nisi gati si aksident, u shndërrua në një zjarr të madh të

pashmangshëm si në një tragjedi greke …Por me sa duket,

edhe një takim i mbretërve nuk do ta kishte frenuar Austrinë ta

ndizte fitilin, që tashmë e mbante në dorë pa kujdes Kajzeri”.

Henry Kissinger-i, gjenialisht, i nëpërduar elementët e

fjalisë teatrale ballkanike si: tragjiken, absurdin, fatin,

tragjedinë greke. Ai nuk don ta dijë kryesoren e fjalisë teatrale

ballkanike, të cilën e dinte Kajzeri dhe pushteti austriak.

Kajzeri e dinte, por jo Kissinger-i, se pushteti ballkanik aktron

sundimin jashtë kohës, jashtë hapsirës, jashtë metodologjisë.

Sipas tekes politikoartistike, në ditën e fjalisë teatrale

ballkanike, krejt lehtë, dielli mund ta ngatrrojë rendin e

rrugëtimit; mund të lind në çdo kohë të ditë: në mesditë, në

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!