29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

219 Identiteti i historisë dhe i historianit

Në trekëndëshin përçmues evropian lexuesi (njeriu) shqiptar e

zbërthehen kështu:

c

E n t r o p i a ( v e p r i m i )

a

b

S h q i p t a r i

f a n t a z m ë

Për çudinë e lexuesit, fort të përçmuar shqiptar,

Kadareja, “orvatet t’i mbrojë” metropolet evropiane nga

kapitullimi skematik i romanit “Dasma”, derisa lexuesi shqiptar

por edhe njeriu shqiptar në metropolet evropiane

konceptoheshin në këtë mënyrë: C+B=A+B. Evropianët e

kanë hetuar paradoksin e letërsisë shqipe, ku njeriu shqiptar i

dalur nga Kanuni e ndjek lexuesin aksionist shqiptar.

Në letërsinë shqipe s’duhet të jemi aq dele të urta, as

në letërsinë evropiane fantazma egzotike mesjetare, apo

insekt që ndërton komunizmin e gurit. Deri kur lexuesi shqiptar

do të gëlltisë çdo gjë që i ofrohet si një deveje të urtë? ... “Një

kohë të gjatë kujtova se i lava duart me letërsinë. Në shpirt

kisha një lloj rrënimi. As vrullet dehëse të kohës kur shkruaja

“Përbindëshin", nuk më ngjallnin më, as skematizimi s’më

avitej dot pranë" 1)

Edhe pas këtij “rrënimi shpirtëror” të shkrimtarit, në

ujdhesën Shqipëri vazhdojnë të lindin përbindësha polifemikë.

Shkrimtari le ta ketë të drejtën e vet profesionale të

frymëzimit, të motivimit politik ose moral, le ta ketë të drejtën e

shkrimit prej socrealizmit politik e deri tek verizmi e dadaizmi.

Le ta ketë këtë të drejtë të interpretimit edhe kritiku i letërsisë.

Por le ta ketë këtë të drejtë edhe lexuesi; le ta ketë të drejtën

1 *Ismail Kadare, “Ftesë në studio”, Prishtinë 1990, fq. 63.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!