29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Konstantini 74-vjeçar, nën zhuritjen e lotëve të motrës, kur

Demokracia stinore po zgjohej në Evropën Lindore, një natë

pranvere e lëvizi pllakën e varrit; u ngrit e kapërcei përtej

gjarpërit, e ra te kulla e Doruntinës. Me një zë të nëndheshëm

i thirri Doruntinës: “Motër, këtë pranverë rrasa e varrit politik

m’u lehtësua, dhe u bëra erë për ta mbajtur fjalën e dhënë.

Tërë natën foli me një gjuhë të nëndheshme për një rrugë

baladike. Natën e dytë, në heshtjen e territ i përcjellur nga zëri

i zogut të natës me mallëngjim baladik, Konstantini u

përshëndet me nipat dhe mbesat. Natën e kishte kaluar kufirin

gjarpër e natën po kthehej, çdo gjë bëhej në heshtje. Dorën e

kishte shumë të ftohtë kur u përshëndetëm me të e lotin

shumë përcëllues në sy. Doruntinën nuk mundi ta ngrisë nga

shtrati i vdekjes për ta marrë në të pamë. Konstantini nuk

kishte kalë e Doruntina ishte bërë gjyshe; asnjeri nuk kishte

nënë. Të gjithë mbetem të heshtur, mbeti era e dheut dhe

pikëllimi, shiu binte mbi baladën. Mbase këto dy net baladike

të pranverës të vitit 1991 (njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e

një) do të hyjnë nën çatinë e letërsisë shqipe, duke i

denoncuar siç thotë vet rrugëtimet artistikopolitike të Ismail

Kadaresë, i cili nisej e shkonte te Lasgushi, nisej e shkonte tek

Presidenti Alija, kalonte kufirin kur donte, prej Francës e deri

në Kinën e Marko Pollos, në kohën kur Konstantini s’mund t’i

bënte 9 (nëntë) kilometra rrugë.

Nga të gjitha këto kalime kufijsh, të rëndomta për

shkrimtarin, lexuesi shqiptar do t’i kuptojë se detyrat zyrtare të

itinerarit franko-kineze të Kadaresë e kanë konspiracionin

shtetëror, të cilin shkrimtari ende mendon t’ia ofrojë lexuesit si

udhëtim vetëm të rëndomt artistik. Të gjitha këto kalime

kufinjsh për Kadarenë janë të mundëshme, të lejueshme, të

dobishme, ndërsa konstantinët e kohës sonë s’kanë mundur

për 43 (dyzet e tri) vjet t’i bëjnë 9 (nëntë) kilometra rrugë për

ta mbajtur besën e dhënë. Por çatia e letërsisë shqipe

gjithmonë ka pikuar bashkë me ndërgjegjen e shkrimtarëve.

Tash do të pyesim: Kush e solli Konstantinin?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!