29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

189 Barazimi i metafizikës gjuhësore dhe metafizikës

së personazhit

a. Caktohet pozicioni i fortë politik i fjalës brenda

sintagmës. Kjo quhet sintagmë ideogjuhësore e

mbyllur hermetikisht.

b. Polisemia e fjalës shterret për t’iu reshtur çdo

mundësie të interpretimit pak më të lirë.

Lexuesi frëng, apo evroperëndimor, “Gjeneralin e

ushtrisë së vdekur” mund ta lexojë në disa variante

sintagmatike, pa e ngarkuar politikisht asnjërin shenjues

gjuhësor brenda titullit sintagmatik. Në planin tjetër të leximit

do të gjendet lexuesi shqiptar, që konceptet: gjeneral, ushtri,

vdekje - të zgjedhura për titullin e veprës, duhet t’i lexojë sipas

kodit të fortë politik; gjithnjë t’i lexojë në konotacion negativ.

Në të gjitha traktatet logjikogramatikore, semantike e

filozofike, koncepti është orvatur të paraqitet i barasvlefshëm

me emërtimin, i përbërë prej një shumësie përbërësish. Në

rastin konkret koncepti gjeneral është i mbushur me shumë

elemente përmbajtësore. Këtu zbulohet ndryshimi gjenetik i

lexuesit të socrealizmit shqiptar kundrejt lexuesit

evroperëndimor. E përdorëm fjalën më ekstreme “ndryshim

gjenetik”, sepse Partia e punës nëpërmes të gjitha lëmive,

vëçanërisht nëpërmes letërsisë, synonte të arrijë pikërisht

inzhinieringun e njeriut socialist. Kur lexuesi shqiptar duhej ta

lexonte vetëm kodifikimin fort negativ të “Gjeneralit”, të dhënë

sipas referencës ushtarake, lexuesi evroperëndimor kishte

njëfar lirie tjetër të leximit gati të përimtimit fonologjik. Kjo liri

evroperëndimore e leximit do të interpretohej sipas

elementeve përbërës të konceptit “Gjeneral”: a=gjeneral;

a1=njeri, a2=substancë; a3=gjysh; a4=baba; a5=italian; a6=racë;

a7=evropian...e deri tek konkludimi

a+a1+a2+a3+a4+a5+a6+a7...=ax. Pra lexuesi evroperëndimor

mund ta lexojë dhe ta interpretojë: Gjenerali=ax, sepse ky

lexues evroperëndimor ka njëfarë tradite të lirë të disponojë

me shumë vlera pozicionale të vetnocionit “Gjeneral”, pozitive,

negative apo vlerat e identitetit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!