29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

58

demokracinë”. Po, Amerika e dinte se titizmi e demokracia nuk

shkojnë bashkë.

Politika amerikane e përbuzte çdo variantë të

komunizmit, edhe komunizmin e fjalisë teatrore ballkanase siç

e kishte përbuzë Roma variantin e krishterizmit të fjalisë

teatrore ballkanike. Përkundër qendrimit privat të Çërçillit,

Amerika sillej institucionalisht ndaj komunizmit të Stalinit, siç

bëri më vonë ndaj komunizmave ballkanikë të Titos, Enverit,

Çausheskut.

Nga variantet e komunizmave ballkanikë, komunizmi i

Titos përmes grupit të të paangazhuarve tentoi të kultivohej

në shtetet manifakturale afroaziatike. Në fillim të viteve të

gjashtëdhjeta grupin e shteteve të paangazhuara Amerika e

kundronte si djerrinë politike, në fillim, të Hindisë së Nehrusë e

të Egjiptit të Naserit, të grishur nga politika ballkanase e Titos,

e pastaj të shumë shteteve afroaziatike të cilat i dronin

Bashkimit Sovjetik. Në anën tjetër Bashkimi Sovjetik, i cili e

mbante veten inovator në politikën globale diktaturat

manifakturale të shteteve të paangazhuara i lexonte në

mënyrë imperialiste. Amerikës i mjaftonte, për fillim, ky lexim i

Bashkimit Sovjetik.

Në shtator të vitit 1961 me famfare e pompozitet, grupi

i të paangazhuarve, organizoi samit në Beograd, sipas fjalisë

teatrore ballkanike. Në këtë samit, me gjuhë teatrale

ballkanike u kritikua imperializmi, vatrat e krizave, u përkrahën

luftërat çlirimtare në Azinë juglindore, në Afrikë, në Amerikën

latine.

Fjalia teatrore e ballkanasit Tito në samitin e të

painkuadruarëve në Beograd e qetësoi paksa Bashkimin

Sovjetik. Në anën tjetër Amerika me potencën e vet politike

ushtarake përgatitej ta shpërblejë gjuhën e fjalisë teatrale të

kryetarit Tito. Duhet t’i përsërisim edhe njëherë fjalët e Z.

Kissinger: “Një vend evropianolindor për ta fituar të drejtën e

ndihmës amerikane nuk i nevoitej të bëhej demokratik, por do

t’i mjaftonte vetëm të dilte nga Traktati i Varshavës”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!