29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

199 Evrodemokracia s’e kuptoi gjuhën e disidencës

mikrostruktural e makrostruktural. Shkrimtarët e Partisë

“vlerësoheshin” nga kritikët e Partisë. Shkrimtari dhe kritiku i

Partisë e kishin kuptuar se gjuha duhet të animizohet sipas

kritereve politike. Andaj sot për disidencë, në letërsi, në histori,

e në lëmitë tjera “formula gjuhësore” kërkon të drejtën e

dyshpirtësisë; të dykohësisë faustiane. Shpirti gjuhësor i

veprës së monizmit, si shpirti i parë, sot, në kohën e leximit

demokratik, kërkon të drejtën të jetojë në të dy kohërat, që me

të njëjtat mjete gjuhësore përpjeken ta mohojnë njëra-tjetrën.

Fatkeqësisht ky mohim tenton të shndërrohet në njëshpirtësi

të disidencës. Dyshpirtësinë e interpretimit të paqenë të

veprës shkrimtari e shpall si konspiracion politik, si mashtrim

të pushtetit monist, kurse lexuesin dhe gjithë kombin i

përçmon për të dytën herë.

Natyrisht kjo mënyrë dytësore e leximit dhe

interpretimit është plotësisht e pamundëshme, kur dihet se, në

kohën kur shkrimtari kontrollonte dhe kontrollohej nga të gjitha

anët, lexuesit i ofrohej vetëm kodifikimi i fortë politik, qoftë

brenda figurës apo brenda shenjit gjuhësor. Shenjuesi

gjuhësor ose “figura” politike, kishte arritur t’i tejkalojë edhe të

tri referencat kryesore të bazës filozofike të Marksit:

“Subjektivisht secilit filozof i bëhet se është angazhuar me

hulumtimin e diçkahës, e cila plotësisht mund të emërtohet:

“e vërteta" ... Marksi, si të tjerët ka besuar në saktësinë e

teorisë së vet; ai s’e ka konsideruar se ajo shpreh ndjenjat, të

cilat kanë qenë plotësisht të natyrshme për një kryengritës

jevre gjerman që i parkiste klasës së mesme të shekullit XIX.

Ç‘të thomë mbi këtë konflikt midis të kuptuarit subjektiv dhe

objektiv në filozofi" 1)

Shenjuesi dhe i shenjuari sociofilozofik që paraqesin

bazën e filozofisë marksiste, në trajtesat politike shqiptare,

tejakalohen me vulgarizëm të socializmit fshataresk:

1 Rusell, Bertrand Rusell “History of western philosophy”, fq.751.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!