29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

320

Rilindasit pretendonin, për hir të bashkimit

gjithëkombëtar, t’i rrafshonin të gjitha dallimet, sado të vogla të

kenë qenë: dallimet fetare, dialektore, alfabetin ... . Natyrisht

se rilindasit të gjitha këto dallime përpiqeshin t’i mënjanonin,

kund me durim e kund me pa durim, për ta bashkuar atdheun,

gjuhën, alfabetin dhe të gjitha entitetet tjera që e përbëjnë një

komb. Ishte e natyrshme që në këto dallime të vërehej njëfarë

shtresimi i ndasive midis shqiptarëve, i cili me disa vështirësi

filloi të tejkalohet që në Kongresin e Manastirit.

Çdo gjë do të zhvillohej pak më normalisht në historinë

e shqiptarëve sikur perënditë komuniste të mos e venin

historinë, gjuhën, letërsinë e gjithë kulturën shqiptare në

shtratin e Prokrustit sockomunist. Historia, gjuha, letërsia, e të

gjitha entitetet kombëtare, vëçanërisht FJALA, nuk u

përshtateshin përmasave të Prokrustit sockomunist. Fjalës së

gjuhës shqipe që lëngonte historikisht ia vrante këmbën

këpuca komuniste. Për t’i qëndruar besnikë internacionalizmit

proletar, komunistët shqiptarë e nxorën në ankand Shqipërinë

e katandisur jashtë gjuhës. Kandidat kryesor për ta “blerë”

shumë lirë, ishtë Jugosllavia. Perënditë tjerë, si Stalini apo

Mao Ce Duni kishin pretendime kontinentale e planetore.

Andaj Shqipëria mbeti si një ngastër e vogël midis tigrave

prokomunistë të cilëve Stalini u tha: “gëlltiteni!”. Në historinë

e shqiptarëve mungon FJALA e shpjegimit shkencor të

“konfliktit” politikoideologjik të vitit 1948 midis Shqipërisë e

Jugosllavisë. Ky shpjegim s’do t’i mjaftojë kurrë historisë së

vërtetë shqiptare!

Në historinë e shqiptarëve mundon FJALA poashtu e

shpjegimit shkencor për “konfliktin” ideologjik midis Shqipërisë

dhe BRSS-së në vitin 1960.

Në shkencën e paqenë të historisë shqiptare, sikur për

të gjitha rastet e tjera, s’u gjet argumenti i quajtur FJALË, që ta

shpjegojë konfliktin ideologjik kinezoshqiptar të vitit 1975, apo

pse sockomunizmi shqiptar e kapërcei Murin kinez për të

gjetur mikun në xhunglat e Vietnamit. Mungojnë argumentet

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!