29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

325 Perënditë prapë kishin etje

gëzohet idesë së Kvejnit: “Kvejni e kishte zakon të thoshte se

lexuesit janë një lloj njerëzish, që sapo ishin zhdukur. Nuk ka

Evropas (mendonte), që nuk mund të bëhet shkrimtar, apo që

nuk është shkrimtar”. Sipas këtij mendimi të qëlluar të Kvejnit,

shkrimtarët e Republikës kanibale, po edhe shkrimtarët e

Evropës pak më demokratike, mund të shkruanin lirisht për

SPECIEN e zhdukur - për atë lloj njerëzish të quajtur lexues

që ishin zhdukur në gjithë Evropën.

Shkrimtarët gjithëevropianë mund të gjenin prehje

intelektuale vetëm në muzeumet zoologjike të atij llojit njerëzor

që sapo ishte zhdukur.

Le të matet koha e ekzistencës së lexuesit me

largësinë kohore të dinosaurëve: le të quhet lexuesi:

kromanion, pitekantrop, sinantrop, si të dojë shkrimtari, por

ç‘do të bëhet me folësin shqiptar i cili s’ka mundësi tjetër

shprehjeje përveç fjalës së dëmtuar, përveç asaj fjale që i

rrinte si litar rreth qafe. Kjo fjalë, shqiptarët e të dy anëve të

kufirit i shpiente në burgje me kohëzgjatje maratonike: ata

shqiptarë që jetonin brenda kufijve politikë, FJALA i shpiente

në burg kur bëhej “agjitacion e propagandë”, kurse shqiptarët

jashtë kufirit, në Kosovë, vetëm pse e përdornin fjalën shqipe

si koncept edhe si pozicion të cilën pushteti sllavomonist e

kishte nxjerrë jashtë ligjit si gjuhë e pakicës kombëtare e

biologjike.

Sot, në kohën e ZBULESËS politike, që po e quajmë

demokraci, së pakut të ndërgjegjësohemi, që mos t’ua lëmë

brezave të ardhëshëm barrën e “zbulimin”, se në republikat e

kanibalizmit sockomunist: DIÇ MUND TË KETË NDODHUR

RASTËSISHT. Të ndërgjegjësohemi se FJALA e gjuhës

shqipe e ka arritur stacionin e katërmbëdhjetë të rrugës së

kryqit. Të gjithë kemi qenë spektatorë, pjesëmarrës të

kryqëzimit, dëshmitarë, por ende pa e zbritur FJALËN nga

kryqi e mohojmë. FJALA shqipe s’e ka më forcën obligative.

FJALA - ATDHE, s’e ka më atë vlerën detyruese: shqiptarët

sot ikin prej atdheut të vet pa më të voglin hezitim. Sot po

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!